Bëhet i pasur duke shitur… ajër

Një student francez ka fituar mijëra euro duke shitur kanaçe me ajër të freskët. Antoine Deblay vendosi të ofronte nga 250 mililitra ajër në...


Një student francez ka fituar mijëra euro duke shitur kanaçe me ajër të freskët.
Antoine Deblay vendosi të ofronte nga 250 mililitra ajër në qytetin e tij Montcuq që gjendet në jugperëndim të Francës.
22-vjeçari për herë të parë e publikoi idenë në ueb-faqen financuese “KissKissBankBank” dhe u befasua kur përfitoi rreth 800 euro nga investimi i tij.
Pastaj ai krijoi një faqe të veten në internet dhe filloi të ofronte produktin ‘100% bio’, ndërsa një kanaçe prej 250 ml (“Air de Montcuq”) e shiste për 5.5 euro (së bashku me tarifën postare).
Vetëm brenda tri javësh ai mori mbi një mijë porosi.
“Ajri i Montcuq është qind për qind organik, ju ndihmon në thellësitë e qytetit për të freskuar idetë. Është ideal kur keni nevojë për frymëzim kreativ”, ka thënë Deblay.
Ai e ka kufizuar shitjen vetëm deri 10 litra në javë, prandaj blerësit duhet të shpejtojnë me porositë.

Related

Lajme 320220946267171874

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item