Aktiviteti i gjëndrës tiroide dhe mbipesha

Personat me moshë të mesme, te të cilët është e zvogëluar pak puna e gjëndrës tiroide, mirëpo akoma konsiderohet si normale, janë të prirë n...

Personat me moshë të mesme, te të cilët është e zvogëluar pak puna e gjëndrës tiroide, mirëpo akoma konsiderohet si normale, janë të prirë ndaj trashjes.

Gjëndra tiroide, e cila gjendet në qafë, prodhon hormone të cilat rregullojnë metabolizmin. Te çrregullimi i quajtur hipotireozë, gjëndra tiroide nuk është aktive aq sa ka nevojë, dhe në këtë mënyrë shkakton simptoma, siç janë, lodhja, ndjeshmëria ndaj te ftohtit, lëkura e thatë dhe trashja. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse dëmtimi i tiroides, i cili nuk i kalon kufijtë standard, është i lidhur me peshën trupore.
Në një studim të realizuar kohë më parë shkencëtarët kanë hulumtuar lidhjen në mes të peshë trupore dhe sasisë së hormonit tireostimulues (TSH). Këtë hormon e tajon truri për të shfaqur ndikimin tij në prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide.
Në këtë studim ku janë përfshirë meshkujt dhe femrat me nivel të lartë të TSH, (mirëpo që vlera nuk i ka kaluar ato normale), është treguar një prirje më e madhe për mbipeshë, në krahasim me personat të cilët e kanë pasur TSH me përqendrim më të ulët.
Femrat me vlera më të larta të TSH, kanë fituar mesatarisht 4.5 kg peshë, në krahasim me femrat me vlera të ulëta. Rritja mesatare e peshës te meshkujt me vlera të larta të TSH, në raport me ata te të cilët niveli i këtij hormoni ka qenë i ulët, ishte afër 2 kg./mjeku/

Related

Shëndet & estetikë 7905638628192354149

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item