80 gjuhë të suportuara në Google Translate: 9 janë shtuar vetëm gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave Google ka lajmëruar se ka shtuar suportin për 9 gjuhë të reja në Google Translate, duke e çuar totalin e gjuhëve të disponu...

Gjatë kësaj jave Google ka lajmëruar se ka shtuar suportin për 9 gjuhë të reja në Google Translate, duke e çuar totalin e gjuhëve të disponueshme në shërbim në 80.

Gjuhët që janë shtuar janë mjaft popullore në disa rajone të botës. Ato prekin Afrikën, Azinë dhe Oqeaninë, duke mbuluar një popullsi prej 200 milionë folësish amtarë.
Këto janë 9 gjuhët e reja që janë shtuar në Google Translate:
* Hausa (Harshen Hausa), flitet në Nigeri dhe vendet fqinjë. Mbi 35 milionë folës amtarë.
* Igbo (Asụsụ Igbo) flitet në Nigeri, 25 milionë folës amtarë.
* Yoruba (èdè Yorùbá) flitet në Nigeri dhe vendet fqinjë, mbi 28 milionë folës amtarë.
* Somalisht (Af-Soomaali) flitet në Somali dhe vendet rreth Hornit të Afrikës, rreth 17 milionë folës amtarë.
* Zulu (isiZulu) flitet në Afrikën e Jugut dhe disa vende jugperëndimore të Afrikës, 10 milionë folës amtarë.
* Mongolisht (Монгол хэл), gjuhë zyrtare në Mongoli dhe në disa zona të Kinës, 6 milionë folës amtarë.
* Nepalisht (नेपाली), flitet në Nepal dhe Indi, 17 milionë folës amtarë.
* Punjabi (ਪੰਜਾਬੀ) (Gurmukhi), flitet në Indi dhe Pakistan, 100 milionë folës amtarë.
* Maori (Te Reo Māori), flitet në Zelandën e Re dhe ka 160 mijë folës. Si gjithmonë, Google kërkon mbështetjen e përdoruesve për të shtuar gjuhë të reja në sistem.
Nëse flisni një gjuhë që nuk suportohet ende në Google Translate, atëherë mund të ndihmoni në mbledhjen e materialeve të nevojshme si dhe të përktheni tekste duke përdorur këtë formular. (PCWorld Albanian)

Related

Teknologji 221261312734318221

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item