Zaev mbetet lider i LSDM-së me 413 vota delegatësh
Me 413 vota pro dhe 176 kundër, delegatët e LSDM-së vendosën që Zoran Zaev të mbetet në krye të kësaj partie. Pas shumë diskutimesh pro dhe ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/zaev-mbetet-lider-i-lsdm-se-me-413-vota.html
Me 413 vota pro dhe 176 kundër, delegatët e LSDM-së vendosën që Zoran Zaev të mbetet në krye të kësaj partie. Pas shumë diskutimesh pro dhe kundër dhe debateve të ashpra, Kongresi i 18-të i LSDM-së përfundoi me votëbesim për liderin aktual. Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se nga ky Kongres, LSDM-ja do të del më e fortë dhe më e bashkuar.
Më herët, delegatët e LSDM-së njëzëri votuan Raportin për zgjedhjet parlamentare, vlerësimin se ato ishin të kriminalizuara, dhe vendimin për të kthyer mandatet.