Vdes në sheshin e Tetovës, trajneri i klubit të boksit Shkëndija
Enver Shabani 54 vjeç, mësues, trajner dhe themelues i klubit të boksit Shkëndija Tetovë mbrëmë ka ndëruar jetë në qendër të Tetovës. Sipas ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/vdes-ne-sheshin-e-tetoves-trajneri-i.html
Enver Shabani 54 vjeç, mësues, trajner dhe themelues i klubit të boksit Shkëndija Tetovë mbrëmë ka ndëruar jetë në qendër të Tetovës.
Sipas dëshmitarëve okular Enveri ka rënë tragjikisht nga biçikleta për shkaqe ende të panjohura deri më tani dhe i cili ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
Policia dhe ekipet e shpëtimit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan vdekjen e personit. Mirëpo jozyrtarisht flitet se Enveri ka pësuar infarkt gjatë shetitjes me biçiklete./Shqipmedia
Portali Shqipmedia shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe klubit të boksit Shkëndija rreth ndarjes së parakohshme nga jeta të babait, mësuesit dhe trajnerit të tyre të dashur.