Tregu i martesave në Shangaj të Kinës (FOTO & VIDEO)
Çdo të shtunë dhe të diel, nga mesdita deri në mbrëmje,pavarësisht kushteve atmosferike, Parku i Popullit në Shangaj të Kinës zien nga mizër...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/tregu-i-martesave-ne-shangaj-te-kines.html
Çdo të shtunë dhe të diel, nga mesdita deri në mbrëmje,pavarësisht kushteve atmosferike, Parku i Popullit në Shangaj të Kinës zien nga mizëria e njerëzve që e vizitojnë këtë treg me të vetmin qëllim që të gjejnë një nuse ose një burrë për fëmijët e tyre të pamartuar.Gjithandej ka shpallje të ndryshme ku jepen të dhënat kryesore për kandidatët për martesë si mosha, përmasat, të ardhurat, arsimi,shenja e zodiakut në horoskopin kinez,pasuria, të dhëna për veturën, banesën dhe gjëra të tjera që e favorizojnë për të gjetur sa më shpejt shpirtin binjak.
Edhe pse e drejta për ta gjetur vetë partnerin ose partneren ka kohë që është vendosur në KInë, megjithatë prindërit e ndjejnë nevojën që të pqrpiqen për t`i ndihmuar fëmijët e tyre në zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme në jetë. Hapi i parë është që prindërit e një vajze dhe të një djali të bien në kontakt, të dakordohen për lidhjen dhe pastaj i lejojnë të rinjtë të hedhin hapat e tjerë.Shumë të rinj turpërohen nga kjo gjë, po për prindërit është zgjidhja e fundit për të mbështetur stilin tradicional të martesave në Kinën modern. Prindërit janë të shqetësuar për martesat e fëmijëve të tyre sepse politika kineze për kontrollimin e natalitetit, duke lejuar që çiftet të lindin vetëm një fëmijë, ka bërë që numri i meshkujve të jetë në disproporcion të madh me numrin e femrave.Për shkak të kësaj politike të lindshmërisë deri në vitin 2020 mbi 30 milion kinezë nuk do mund ta gjejnë një femër për t`u martuar./tetovanews.info









