TEKNOLOGJI – “oPhone”, telefoni që dërgon aromat me… sms!

Të dërgosh dhe të marrësh aromat me sms, është ajo që do të mundësojë “oPhone”, shitja e të cilit parashikohet në fillim të vitit 2015, me n...


Të dërgosh dhe të marrësh aromat me sms, është ajo që do të mundësojë “oPhone”, shitja e të cilit parashikohet në fillim të vitit 2015, me një potencial të rëndësishëm sipas nismëtarit të këtij projekti, David Edwards, profesor i inxhinierisë  biomjekësore në universitetin amerikan të Harvardit.
“Ka një interes të madh nga ana e ‘Silicon Valley’, pasi bëhet fjalë që të ndryshohet konkretisht mënyra botërore e të komunikuarit”, shpjegoi ai në zyrën e tij, që e ka hapur në vitin 2007 në Paris me qëllimin që të përziejë artin me shkencën.
Një aparaturë në formë cilindrike, “oPhone” ngjason me një shishe të vogël të bardhë që gjeneron sinjale aromatike të ndërlikuara duke kryer menjëherë nxjerrje të sasive të vogla të avullit, sikurse një telefon standart transmeton informacione audio.
Ai funksionon falë manipulimit teknologjik të molekulave në mënyrë të njëjtë me teknologjinë e një aparature “medical aerosols” që i mundësoi këtij filantropi, shkrimtari dhe shpikësi të ngrejë pasurinë e tij në fund të viteve 1990.
Për të përhapur këtë ide që i erdhi kur shpjegonte njërin prej leksioneve të veta në Harvard, ai kontaktoi me kompaninë “Vapor Communications”.
     Fillimisht e rezervuar vetëm për përdoruesit e “iPhone” nëpërmjet një aplikacioni falas që quhet “oSnap”, që mund të shkarikohet duke filluar nga data 17 qershor, “oPhone” aktualisht ka një kapacitet prej 32 aromërash origjinale dhe mund të kryejë deri në 300 mijë kombinime të ndryshme.

Related

Teknologji 8151849842604037698

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item