SUPLEMENT/Recetat popullore për sëmundjet e gjakut, tensionit dhe zemrës

Pavarësisht komplikacioneve me të cilat përballen çdo ditë, shqiptarët vijojnë të mos tregojnë kujdes ndaj shëndetit. Situatë e cila ka bërë...



Pavarësisht komplikacioneve me të cilat përballen çdo ditë, shqiptarët vijojnë të mos tregojnë kujdes ndaj shëndetit. Situatë e cila ka bërë që gjatë viteve të fundit niveli i sëmundshmërisë, veçanërisht asaj kronike, të pësojë rritje të frikshme. Ajo që konsiderohet edhe si më shqetësuese është ulja e kufirit të moshës në përhapjen e shumë sëmundjeve që disa vite më parë i përkisnin një brezi më të madh. Stili i ri i jetesës që dominohet nga kequshqyerja apo dhe mungesa e aktivitetit fizik, konsumi gjithnjë e në rritje i pijeve alkoolike, duhanit, e kanë përmbysur këtë raport duke shtuar në listën e të sëmurëve edhe moshat më të reja. Ndër më shqetësueset pohohen të jenë sëmundjet kronike, veçanërisht tek ato të zemrës, diabetit, mushkërive, tensionit etj, përhapja e të cilave në vendin tonë pohohet të jetë në nivele alarmuese. Kjo pasi pjesa dërrmuese e sëmundjeve zbulohen në stade tepër të rënduara, kohë në të cilën trajtimi mjekësor mund të mos japë efektet e duhura shëruese. Duke u ndalur veçanërisht tek sëmundjet kronike, ekspertët e shëndetit publik kanë vënë në dukje se mbi 70 për qind e të moshuarve kanë një deri dy sëmundje të tilla, si: zemra, tensioni, ishemia e trurit apo dhe diabeti. Po sipas statistikave shëndetësore faktohet më tej se njëkohësisht edhe  40 për qind e moshave të rritura mbi 30 vjeç kanë të paktën një sëmundje të tillë. Sëmundshmëri këto që kanë si faktorë shkaktues stresin, obezitetin dhe mënyrën e ushqyerjes. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ushqimeve që ndikojnë negativisht në sëmundjet e gjakut dhe hipertensionit. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. “Tirana Observer” publikon sot një paketë këshillash se si të shmangni sëmundjet e zemrës dhe të gjakut me anë të dietës së përditshme. Në një suplement prej 6-faqesh ju do të keni mundësinë të njihni recetat mjekësore popullore dhe këshillat për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për zemrën. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut, si problemet me zemrën dhe tensionin. Këshillat mbërrijnë nga mjekët kardiologë, që shpjegojnë se si me anë të ushqimeve, frutave e perimeve të parandaloni sëmundjet e gjakut dhe hipertensionin. Cilat janë frutat që forcojnë zemrën, efektet e rrushit dhe verës, limoni dhe ulja e tensionit të gjakut, dieta që shmang rreziqet që sjell stina e verës. Këto e shumë të tjera në suplementin e fundjavës për të pasur zemër të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet e gjakut.

***************
Si mund ta kontrolloni vetë hipertensionin arterial

Ndiqni shtatë rekomandimet e specialistëve për të rregulluar tensionin e gjakut pa ilaçe. Tensioni i lartë i gjakut mund të përballohet duke bërë ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigjja është tepër optimiste. Më poshtë po ju paraqesim disa udhëzime të shkurtra si të jeni në gjendje që të kontrolloni hipertensionin tuaj arterial. Sipas specialistëve, në disa raste tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni jo shumë i lartë, mund të përballohet me sukses duke realizuar disa ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Të njëjtat udhëzime vlejnë edhe për rastet e hipertensionit të mesëm dhe atij shumë të lartë, por gjithmonë në kombinim me terapitë mjekësore për të pasur rezultat më të mirë. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Rekomandime dhe këshilla

1. Humbisni peshën e tepërt

Mungesa e peshës është një hap tepër i rëndësishëm në normalizimin e hipertensionit. Madje nuk është e rastit që shpesh personat që vuajnë nga hipertensioni përfshihen në kategorinë e njerëzve me mbipeshë. Rreziku nga kilogramët e tepërt është më i madh kur mbipesha është grumbulluar në disa pjesë të trupit, konkretisht në bark dhe kraharor. Të mirat e mungesës së mbipeshës janë të shumta. Përveç se ajo ndikon në uljen e tensionit të lartë arterial, vepron edhe në rënien e nivelit të kolesterolit, etj. Gjithashtu ndihmon në rregullim e niveleve të sheqerit në gjak në rast diabeti. Mos harroni se kombinimi i tensionit të lartë, i kolesterolit në rritje dhe diabetit përbën një faktor tepër rëndues për funksionimin normal të sistemit kardiologjik.

2. Shëtisni

Specialistët u këshillojnë të sëmurëve me tension të lartë që të ecin të paktën 2-3 herë në javë për 45 minuta (është kjo koha që nevojitet mesatarisht për të përshkuar një distancë prej 4 kilometrash). Përkundrazi, ata ndalojnë ushtrimet me peshë pasi në këtë mënyrë rritet shumë presioni arterial dhe vonon që të vijë në nivele fiziologjike. Ndërkaq, nuk përjashtohet që një i sëmurë me hipertension të kryejë ushtrime me pesha, por kjo do të realizohet vetëm pasi ai të ketë nisur tashmë një program aerobik, sipas këshillave të mjekut të tij dhe në bazë të rezultateve të analizave të domosdoshme si për shembull, test i lodhjes etj.

3. Lini duhanin

Duhani shkakton çarjen e kapilareve dhe ndikon në humbjen e elasticitetit të tyre. Është provuar se edhe një cigare është e aftë të shkaktojë çarje dhe kjo sepse presioni i gjakut që qarkullon në brendësi të kapilarëve rritet. Përveç tensionit të gjakut, shpeshtohen edhe rrahjet e zemrës pasi kjo e fundit është e detyruar të punojë më tepër me qëllim që të mbulojë nevojat e organizmit me oksigjen. Me ndërprerjen e duhanit muret e kapilareve bëhen më elastike, ndërsa zemra punon me ritëm normal dhe nuk lodhet.

4. Kontrolloni stresin

Megjithëse kjo këshillë është e vështirë që të zbatohet, pasi stresi është i pranishëm në jetën tonë të përditshme, e vërteta është se nëse dëshironi ta përballoni me sukses hipertensionin duhet të kontrolloni stresin. Me fjalë të tjera, stresi funksionon sikurse duhani, duke çuar në rritjen e tensionit të gjakut. Personat e brezit të tretë janë më të prekur nga hipertensioni pasi kapilarët e tyre janë më të fortë, më shumë pak elasticitet, për shkak të moshës.

5. Regjimi ushqimor

Preferoni peshkun. Peshqit (si sardelet, salmoni, etj.) përmbajnë tre përbërje yndyrore, të cilat është provuar se ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Studimet rreth kësaj çështjeje janë realizuar në popuj të cilët konsumojnë shumë peshk, si për shembull, eskimezët. Natyrisht që efekti i këtyre përbërjeve tek ju varet nga shpeshtësia e konsumimit të peshkut. Mirë është që të preferoni të hani peshk dy herë në javë dhe të kufizoni konsumin e mishit të viçit, derrit, pulës etj., deri në një herë në javë.

6. Frutat dhe zarzavatet

Frutat dhe zarzavatet kanë në përbërjen e tyre lëndë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kapilarëve në gjendje sa më të mirë. Pjesa e brendshme e tyre “sulmohet” nga tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti. Në sajë të lëndëve të vlefshme që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, kapilarët qëndrojnë hapur duke lehtësuar qarkullimin sa më normal të gjakut. Specialistët propozojnë që vaktet tuaja të kenë në përbërjen e tyre fruta, zarzavate dhe pak yndyrë mishi.

7. Rregulloni temperaturën e shtëpisë

I ftohti është një faktor rëndues për hipertensionin, megjithëse shumë e injorojnë. Nuk është e rastit që në verë kardiologët zvogëlojnë sasinë e ilaçeve kundër hipertensionit, për shkak se nxehtësia ul tensionin. Përkundrazi, ndenja në të ftohtë rrit presionin arterial. Ndaj është e rëndësishme që ju të tregoheni të kujdesshëm që shtëpia juaj të jetë e ngrohtë.

Limoni normalizon tensionin e lartë

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

Gjethet e rrushit të zi

Gjethet e rrushit të zi kanë dhënë një ndihmese të përsosur për problemet e qarkullimit të gjakut. Si për shembull, këmbët e rënda e të fryra, varicet, hemorroidet, qarkullim jo i rregullt i gjakut, etj. Këto gjethe përmbajnë një substancë që quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyrën e kuqe gjatë stinës së vjeshtës. Kjo substancë ka për karakteristikë aktivitetin vitaminoz të substancës “P”, e cila rrit ndjeshëm rezistencën dhe tonikun e venave e të arterieve. Për këtë rekomandohet që gjethet e thara të rrushit të zi të lihen në ujë të valuar përgjatë 5 deri në 10 minuta.



********************

Kurat popullore për tensionin e lartë

Ilaçi i artë i Pilarit për qarkullimin e gjakut. 1 dorë gjethe veshtulle, 1 lugë gjelle gjethe mëtriku, 1 lugë gjelle gjethe ulliri, 1 lugë çaji lëng hithre. Gjethet e veshtullës, mëtrikut dhe të ullirit copëzohen, përzihen mirë e mirë. Hidheni në një vorbë. Në të hidhet një litër ujë i ftohtë shiu. Lëreni të mbuluar gjithë natën për 13 orë, pastaj kullojeni. Çdo tasi para se të pihet, i hidhet një lugë çaji lëng hithre. Lëngu i hithrës përgatitet duke i grirë ato në një havan druri, dhe pastaj gjethet e grira hollë shtrydhen fort duke përftuar lëngun.

Përdorimi:

Pini 3 herë në ditë nga një tas të tillë. Nëse dëshironi, mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Ky ilaç përdoret në të dy rastet edhe kur tensioni është i lartë, edhe në rastin e kundërt kur ai është i ulët. Efekti i tij është balancues.

Dieta oriz-mjaltë

Dieta oriz-mjaltë. Për çdo ditë 250 gramë oriz natyror, 750 gramë lëng nga fruta të freskëta, 100 gramë mjaltë, 10 gramë tharm (maja buke). Orizin ziejeni me avull. Mos i hidhni kripë përsipër pastaj përziejeni me lëng frutash ose me fruta. Mbas ftohjes ëmbëlsojeni me mjaltë. Mjalti nuk duhet të nxehet mbi 40 gradë, se ndryshe humbet një pjesë të mirë të substancave vepruese. Ndaheni në 7 porcione.
Përdorimi:
Në mëngjes esëll hani 5 gramë maja dhe pastaj porcionin e parë të dietës oriz-mjaltë. Në mbrëmje para vaktit të fundit merrni edhe 5 gramët e mbetura të majasë dhe pas saj porcionin me oriz-mjaltë. Mos pini gjë tjetër me përjashtim të pijes gjithçkashëruese. Krahas tyre këshillohet të jeni gjakftohtë dhe të shpenguar, sepse vetëm frika e rritjes së tensionit mund të na nxisë drejt një rrethi vicioz, sepse frika e rrit tensionin e gjakut. Ai duhet të matet vetëm në mëngjes pasi jeni çuar nga gjumi dhe me gjendje shëndetësore të çlodhur dhe të ç’tendosur.

Çaj me valerianë kundër tensionit të lartë

1 dorë rrënjë valeriane, 1/2 dorë lule livande, 1/2 dorë rozmarine, 1 dorë gjethesh nerënxe, 1 dorë lule kamomili. Rrënjët valeriane priten në copa të vogla, gjethet e nerënxës copëtohen me dorë. Ato përzihen me rozmarinën, lulet e livandës dhe kamomilin. Për çdo tas çaj hidhet një lugë gjelle përzierje. Uji duhet të jetë valë i nxehtë. pastaj lihet për 13 minuta i mbuluar.
Përdorimi:
Pini 2 herë në ditë nga një tas çaji të ngrohtë e të ëmbëlsuar me mjaltë.

Çaj me gjethe ulliri

1 dorë gjethe ulliri, 7 thelpinj hudhre. Gjethet e ullirit hidhini në një litër ujë të valuar dhe përziejini. Lërini mbuluar për 13 minuta. Pastaj kullojeni mirë lëngun. Mbi lëngun shtrydhni 7 thelpinjtë e hudhrës.
Përdorimi:
Pini mëngjeseve dhe darkave për një javë rresht nga një tas çaji me gllënjka. Pastaj ndërpriteni për një javë. Pastaj bëni të njëjtën gjë të përshkruar më sipër dhe një javë tjetër, duke pirë sërish 2 tasa çaji në ditë.

Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

Lëngu i Kulfimës

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në fuksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë. Edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës shumë të shpeshta këto ditë te kushdo, si pasojë e diellit të fortë, kjo bimë është mjaft e mirë. Në këtë rast këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të ëmbëlsuar. Kufilma është e pasur me lëndë vepruese, siç janë lëndët jargëzuese, esenca dhe taninet, alkooloide të ndryshme, si dhe alantoina dhe kalcium të lidhur me komponentë organikë. Në sajë të këtyre përbërësve çaji i përftuar nga rrënjët e grimcuar dhe të thara të bimës, me mjaft sukses përdoret edhe në sëmundjet kronike të kyçeve dhe kockave. Për të lehtësuar dhimbjet nevojitet një gotë çaj dhe rezultati do të jetë i shpejtë. Për qetësimin e kollës dhe kur ajo është e shoqëruar me sekrecione kufilma është mjaft e domosdoshme. Në sajë të elementëve përbërës, bëhet e mundur lëngëzimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjatë kollitjes. Për të larguar kollën, që shoqëron sëmundje e ndryshme, bima përdoret për të qetësuar dhimbjet dhe ndihmon në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe shërimin e plagëve.

Hipertensioni dhe fruti i limonit

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.

Bananet ul tensionin e lartë

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemoragjise Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemoragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Efektet pozitive të qumështit

Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Me gjithë vlerat e mëdha që ka qumështi, përsëri i rekomandueshëm është përdorimi i qumështit me yndyrë të reduktuar. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Në kohët e sotme ekziston mundësia e një qumështi me yndyrë të reduktuar. Qumështi është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

*****************


Çokollata e zezë ul tensionin e gjakut

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Ata që e kanë qejf çokollatën duhet të gëzohen. Mjekët kanë disa kohë që thonë se çokollata të bën mirë. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë. Studime të tjera tregojnë se çokollata me qumësht, çokollata e bardhë ose çokollata e zezë e ngrënë me qumësht, nuk kanë të njëjtat efekte si çokollata e zezë vetëm. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. Ky është një lajm i mirë për ata të cilët vuajnë nga tensioni. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë. Por edhe me të nuk duhet tepruar. Duhet që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Në qoftë se e tepron, atëherë efektet pozitive nuk kanë më vlerë. Dhe shtimi në peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.

Çokollata kuron:

1-Ndihmon zemrën për një funksionim më të mirë
2-Bën të mundur uljen e tensionit të gjakut
3-Bën ekuilibrin e tensionit të lartë dhe atij të ulët
4-Rekomandohet veçanërisht çokollata e zezë
5-Disa njerëz e përdorim edhe si kurë popullore

Kakaoja shmang hipertensionin

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.
Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:
1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Është antidepresive
3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën

Dardha rregullon hipertensionin

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

Shega ndikon në presionin e gjakut

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

1-Mbron nga kanceri i prostatës
2-Rregullojnë sistemin sistolik
3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut
4-Përmban vitaminën C
5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm


Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut
Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Misri mban larg hipertensionin
Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Rrepat ruajnë presionin e gjakut
Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. U këshillohet të gjithë amvisave që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.

Ekuilibri midis Potasium-it dhe Sodium-it
Nga kërkimet e shkencëtarit Dahl mësohet se fajtori kryesor në shkaktimin e hipertensionit është kripa. Mjekët e dinë tashmë ndjeshmërinë e veçantë që kanë disa pacientë me hipertension. Tek këta pacientë nëse ndërpritet sasia e madhe e kripës që ata marrin në ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e këshilluar e kripës është 800 miligram në ditë. Por në shumicën e rasteve me hipertension ulja e konsumit të kripës (sodiumit) nuk mjafton.
Të sëmurët më hipertension duhet të respektojnë raportin e potasiumit me sodiumin për të arritur rezultate pozitive. Raporti duhet të jetë I tillë që sasia potasiumit të jetë tre herë më e lartë se sasia e sodiumit . Raporti I potasiumit me kripën duhet të jetë 3 me 1. Ky raport quhet nga shkencëtarët Faktori K.

Aloe vera për kurimin e leucemisë
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

*****************

Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

Lëngu i karotës lufton aneminë
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët
Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.  Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.
Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Vera e kuqe

Një mënyrë tjetër për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.

Hudhra, vlera të jashtëzakonshme

Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.

Limoni shmang hipertensionin

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

*************

Toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake

Sëmundjet që trajtohen duke u ushqyer me peshk

Peshku është një ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet. Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikmëri rregullat e domosdoshme për organizmin.

Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë.

Peshku
Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, çmendjen, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).

Proteinat e vitaminat

Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi.

Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3.

Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të larte. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh.

Ilaçi i shumë sëmundjeve

Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj.

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Vlerat ushqyese të peshkut

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë.

Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar më ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës. Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.

9 të mirat që ka ai mbi shëndetin

1. Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular. Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i zemrës duke parandaluar akumulimin e triglicerideve, reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut.

2. Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

3. Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave. Hulumtimi preliminar po ashtu tregon që kapsulat e vajit të peshkut të kombinuara me ushtrime kanë shkaktuar më shumë humbje të peshës, se sa ushtrimet pa shtesat e vajit të peshkut.

4. Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Shtesat e vajit të peshkut po ashtu mund të jenë të dobishme tek pacientët që vuajnë nga kanceri i lidhur me hiperlipideminë.

5. Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.

6. Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde. Acidet yndyrore omega 3, veçanërisht EPA e gjetur në vaj të peshkut, kanë efekt mjaft pozitiv në reagimin tuaj inflamator prandaj është shumë ndihmues në lehtësimin e gjendjeve të vështira si artriti, prostatitisi dhe cystitisi.

7. Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Një studim i kohës së fundit ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.

8. Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mirë. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Lipid Research”, acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.

9. Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item