Stratobus, nis epoka e autobusëve ajror
Historia e airship është ndërprerë por nuk është mbyllur. Një projekt italo-francez do të risjellë në lartësinë e 20 metrave. Katastrofa e H...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/stratobus-nis-epoka-e-autobuseve-ajror.html
Historia e airship është ndërprerë por nuk është mbyllur. Një projekt italo-francez do të risjellë në lartësinë e 20 metrave. Katastrofa e Hidenburg i solli fundin si mjet trasnporti në vitin 1937, por shumë shpejt këta lloj autobusësh fluturues do të rikthehen si mjet transporti.
Sipas një raporti të publikuar nga portali britanik Thompson Holydays, në vitin 2030, gati 100 vjet nga aksidenti dramatik, do të mund të vihen në përdorim anije gjigante fluturuese për turizmin luksoz. Por përdorimi i këtyre mjeteve për efekte studimore shkencore do të nisë shumë më përpara, që në vitin 2019, kur prototipi italo-francez Stratobus do të kryejë dhe fluturimin e tij të parë.
Mjeti do të ketë një cikël jete rreth 5 vjet, do të jetë i gjatë mes 70 dhe 100 metrave me diametër maksimal 20-30 metra. Për t’u ushqyer do të shërbejë energjia diellore. Dy motorat do t’i lejojne Stratobus të qëndrojë në ajër për të paktën 1 vit duke “kundërshtuar” erërat me forcë mbi 90 km në orë.
Stratobus cdo gjysmë dite do të japë informacionet e mbledhura përreth Tokës./TechSot.Al/