Steve Ballmer tejkalon BillGates-in si aksioneri më i madh në Microsoft

Personi që themeloi kompaninë Microsoft më nuk është aksioneri më i madh i kësaj kompanie. Pas shitjes së 4.6 milionë aksioneve më 30 prill,...


Personi që themeloi kompaninë Microsoft më nuk është aksioneri më i madh i kësaj kompanie. Pas shitjes së 4.6 milionë aksioneve më 30 prill, Bill Gates tani është pozicionuar pas ish-CEO-s Steve Ballmer si aksioneri më i madh i kompanisë. Ballmer posedon 333.2 milionë aksione të kompanisë Microsoft, që është një rezervë masive e fituar gjatë qëndrimit të tij prej 33 vitesh në Redmond.
Gates, nën anë tjetër, tani ka 330.1 milionë aksione. Bashkë-themeluesi ka qenë rregullisht duke larguar nga zotërimi i tij pjesë të kompanisë përgjatë viteve dhe ka përdorur një përqindje të madhe të atyre fitimeve për qëllime bamirësie.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka qenë përqendrimi primar i Gates-it që kur e kishte lënë rolin e tij si CEO dhe drejtues kryesor i Microsoft-it. Por ai tani dëshiron të kalojë më tepër kohë në kompani si këshilltar dhe për të dhënë mbështetjen e tij për shefin e tanishëm Satya Nadella.
Sa i përket Ballmer-it, ai e kishte dhënë një deklaratë emocionuese gjatë shtatorit që ishte edhe koha kur ai vetë e pranoi që do të largohej nga pozita e CEO-s së Microsoft-it. Ballmer ende qëndron në bordin e Microsoft-it dhe ai me siguri do të mbajë pozitën e top aksionerit të kompanisë edhe për një kohë.
“Unë e mbaj të gjallë zotërimin tim në Microsoft dhe do të shikoj përpara për të vazhduar si njëri nga poseduesit më të mëdhenj të Microsoft-it,” tha ai gjatë muajit gusht. Steve Ballmer ka fitime neto prej 18.9 miliardë dollarësh. (CIO Albanian)

Related

Teknologji 451173284136533874

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item