Si “ta mposhtni” tensionin e ultë?

Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni kokëdhembje, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të ...


Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni kokëdhembje, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të zemrës, ankth, depresion, rritje të djersitjes, kujtesë të dobët apo apati, me siguri që vuani nga hipotensioni, apo i ashtuquajturi tensioni i ultë i gjakut.
Shërimi i simptomave të paraqitura varet nga shkaku. Lexoni se si mund t’i ndihmoni vetes. Tensioni i ultë i gjakut është vlera nën 100/60 mmHg. Problemi paraqitet nëse e matni disa herë shtypjen ndërsa vlera nuk e kalon këtë kufi. Ekzistojnë “hamendje” në mendimet e mjekëve se a është hipotensioni në përgjithësi sëmundje, disa mendojnë që nuk lë pasoja në shëndetin e njeriut, ndërsa disa të tjerë rekomandojnë shërim dhe kontroll.
Një është e sigurt, secila simptomë veçmas nuk është veçanërisht serioz, por kur të merren të gjithë së bashku mund të pengojnë dukshëm funksionimin normal dhe zvogëlojnë kualitetin e jetës. Studimet tregojnë se nga tensioni i ultë më së shumti vuajnë femrat në mes të moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale. Si “ndihmë e parë” rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së “papritur” nga shtrati, dhe disa herë, me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.
- Gjumi: Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Hani pak dhe shpesh, ikni karbohidrateve. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni normal.
- Kafja: Personat me tensionin e ultë të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’u përkeqësohet.
- Lëvizja: Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ultë. Nëse nuk mund të vraponi ose notoni edhe rreth 40 minuta ecje në ditë do të jetë e mirëseardhur për tensionin e ultë.
- Barnat: Ekzistojnë edhe metodat të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyror, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. Vepron sistematikisht, pa efekte të padëshirueshme dhe është i sigurt për përdorim madje edhe tek shtatzënat dhe tek ato që e kanë fëmijën në gji. Para përdorimit, megjithatë, konsultohuni me mjekun.

Related

Shëndet & estetikë 2863609145704404821

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item