Shkenca: Ja cili lloj flirtimi funksionon më mirë

A funksionon flirti? Në fakt shumë, më shumë se sa të dukesh mirë thonë kërkimet Doktoreshë Monica Moore, një psikologe e Universitetit Webs...

A funksionon flirti? Në fakt shumë, më shumë se sa të dukesh mirë thonë kërkimet

Doktoreshë Monica Moore, një psikologe e Universitetit Webster në Saint Louis, ka bërë një hulumtim të teknikave të flirtit që përdoren nëpër bare, qendra tregtare dhe vende ku të rinjtë takohen me njëri-tjetrin. Ajo arriti në konkluzionin se nuk është vetëm paraqitja fizike ajo që ka rëndësi, por ata që arrijnë të shfaqin aftësitë e tyre dhe konfidencën nëpërmjet teknikave bazike të flirtit, si kontakti me sy dhe buzëqeshja. Tregimi i interesit tuaj për dikë është gjysma e rrugës, pavarësisht nëse je femër apo mashkull.
Cili tip flirtimi funksionon më mirë?

Dy tipe flirtimi janë universale: buzëqeshja dhe kontakti i syve janë indikatorët kryesorë që funksionojnë për të dy sekset.
Provat kanë treguar se femrat dhe meshkujt nëpër botë përdorin pak a shumë të njëjtat sjellje joverbale për të komunikuar interesat romantike. Në fakt, kontakti me sy nuk është vetëm një sinjal – por mund ta bëjë dikë më të tërhequr pas jush.
Prekjet

Kërkimet kanë treguar se edhe prekjet janë një formë tjetër flirti. Ka disa lloje prekjesh: thjesht miqësore (si shtyrja e supit, shtrëngimi i duarve, vënia e dorës në shpatulla) ose prekje që shkojnë përtej sjelljes miqësore ( si prekja e belit, parakrahut dhe fytyrës).
Sjelljet që pjesëmarrësit në anketë e vlerësuan si më flirtuese dhe romantike, ishte prekja butësisht e fytyrës, e ndjekur nga prekja e supeve dhe belit, dhe në fund prekja lehtë e parakrahut. Prekjet më pak flirtuese ishin shtyrja e shpatullave dhe dhënia e duarve. Pra, prekjet xhentile dhe informal si për shembull një përqafim, përcjell qëllime më relacionale.
Kërkimet kanë treguar se edhe një prekje e lehtë në krah e shtyn një mashkull drejt suksesit të marrjes së numrit të telefonit të një vajze.
Por mos injoroni kontekstin. Në vende të ndryshme sjelljet perceptohen në mënyra të ndryshme. Në skenarët e më poshtme, pjesëmarrësit u pyetën nëse besonin se i/e huaji po flirtonte me to apo jo. Rezultatet zbuluan një përqindje më të madhe flirtimi kur i huaji dilte pengonte rrugën sa për një kontakt me sy dhe kur i huaji bënte një komplement gjatë kohës që pyeste për orën.
Dhe vajzat pasi i mësuan këto taktika flirtimesh, duhen të mbajnë parasysh se “të bërit të vështirën” funksionon.
Si mund të flirtojë një mashkull pa hyrë në telashe?

Kërkimet kanë treguar se pamja fizike ka shumë pak të bëjë me flirtin. Flirtimi më efektiv i meshkujve ka të bëjë me dominimin social. Rezultatet kanë treguar se meshkuj që kanë më shumë sukses me femrat duke shfaqur një numër të madh sjelljesh joverbale flirtuese se sa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Specifikisht ata hedhin shumë shikime të shkurtra, e pozicionojnë trupin në një formë që të zërë më shumë hapësirë, si për shembull duke e shtrirë njërin krah në mbështetësen e karriges, ndryshojnë shpesh vendin në bar dhe kontaktojnë me një pjesë të madhe të njerëzve në bar. Pikërisht shikimet e shpeshta dhe sidomos sinjalet për synime pozitive si dhe statusi i tyre, i bën disa meshkujt të tërheqin më shumë vëmendje nga femrat se disa të tjerë.

Related

intimitet 4058652213311974328

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item