Shenjat se partneri juaj nuk ju dashuron

Nuk ka nevojë të jeni ekspert i dashurisë dhe marrëdhënieve romantike, për të kuptuar se partneri juaj që dikur nuk mund t’i mbante duart la...


Nuk ka nevojë të jeni ekspert i dashurisë dhe marrëdhënieve romantike, për të kuptuar se partneri juaj që dikur nuk mund t’i mbante duart larg juve dhe që çdo sekondë të lirë të kohës e dedikonte vetëm për juve, ngadalë humb interesin, si për seksin ashtu edhe për prezencën tuaj në lidhjen aktuale. Ne ju sjellim 10 shenja që tregojnë problemet në folenë tuaj të dashurisë.
Kërkon më shumë hapësirë për vetveten

Përjashtim të rastit bën nëse keni bërë disa ndryshime në sjelljen tuaj, por nëse nuk ka ndodhur ashtu, partneri juaj nuk duhet të kërkojë nga ju për më shumë hapësirë. Megjithatë, në qoftë se shumë shpesh vjen deri te arsyetimet për të qenë vetëm, me qetësi pyetni atë nëse diçka ka ndryshuar në qëndrimin e tij ndaj jush. Shumë shpejt do ta kuptoni se ai vërtetë po mundohet që të largohet nga ju, edhe pse nuk e thotë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Ju krahason me vajzat e tjera

Mashkulli kurrë nuk duhet t’i thotë diçka një femre që do ta bëjë atë të ndjehet më pak e dëshirueshme dhe e talentuar. Nëse ju krahason me femra të tjera, atëherë diçka është duke e frustruar shumë dhe është gjithnjë në largim e sipër nga ju. Nëse ai fillon t’ju thotë se si femrat tjera duken më bukur se ju, janë më të shoqërueshme dhe gjëra të ngjashme, atëherë alarmi është lëshuar.
Nuk ju përgjigjet në mesazhe ose kjo merr një kohë të gjatë

Kjo është një nga situatat kur ai pranon mesazhe nga ju dhe heziton t’ju kthej përgjigjen me kohë. Kjo nuk është një shenjë e mirë. Shpesh edhe kur e thërrisni në telefon, ai gjen arsyetim që mos ta zgjas shumë, duke të thënë se është tepër i zënë, apo nuk ka kohë për të biseduar.
Kalon më shumë kohë me miqtë

Detyrimet e përditshme dhe grindjet shpesh rezultojnë me ndarjen e çifteve, kurse të dashuruarit bëhen të tjetërsuar dhe më pak kohë shpenzojnë së bashku. Ndonjëherë kjo është një gjendje e përkohshme, por ka skenarë në të cilën ai e shpenzon shumë më shumë kohë me miqtë e tij sesa me juve. Edhe atëherë kur ju dëshironi të shkoni me të kur takohet me shoqërinë e tij, ai do të gjej një arsyetim që mos t’ju marrë me vete.
Është bërë shumë egoist

Kur njeriu fillon të humbas interesin për marrëdhënien, sjellja e tij shpesh merr një notë egoiste. Nëse nuk ju pyet ende për mendimin tuaj, duke menduar vetëm për planet e tij në të cilat nuk ka asnjë vend për ju, si dhe nevojat e tij seksuale, është koha për të diskutuar me të. Do ta shihni se edhe nëse ju keni të drejtë për ndonjë gjë, prapë ai do ta refuzoj mendimin tuaj dhe do të veprojë ashtu siç dëshiron ai.
I pengojnë fjalët ledhatuese

Fjalët e zakonshme si p.sh, “i dashur”, janë pjesë përbërëse e marrëdhënieve të shëndetshme, por në qoftë se kjo shprehi e irriton në kohët e fundit, keni kujdes se gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç keni planifikuar. Duhet ta kuptoni se atë tanimë e pengojnë çfarëdo që ju i thoni, pra edhe kur i flisni fjalë përkëdhelëse.
Nuk ju shpreh dashurinë

Fjalët magjike: “Unë të dua”, shpesh vijnë si konfirmim i një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme. Nëse keni lëvizur në një nivel më të lartë të lidhjes, nuk ka asnjë arsye që partneri juaj të mohojë shprehjen e dashurisë, përveç në qoftë se nuk ju dashuron dhe kërkon rrugëdalje. Nëse nuk merrni përgjigjen “të dua edhe unë ty”, atëherë nuk ka shpëtim për lidhjen tuaj.
Nuk ju ngushëllon

Pa marrë parasysh se sa shpesh konfrontoheni, ngushëllimi në kohëra të vështira është pjesë e cila nuk duhet të mungojë. Asnjë mashkull nuk mund të quhet një partner i mirë në qoftë se nuk e vëren se ju jeni duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Zemërohet për asnjë arsye

Humbja e shpeshtë e kontrollit dhe humorit, mund të jetë një tregues i problemeve në punë, por ndonjëherë konfrontimi me juve ka të bëjë me një person të tretë.
Koprrac ndaj ledhatimeve

Putheni dhe përkëdheleni shumë më pak se më parë dhe kur kjo ndodh, zakonisht me këmbënguljen dhe iniciativën tuaj. Nëse vini re se shmang puthjet apo mban sytë hapur dhe përqendrohet në gjërat e ndryshme në dhomë, ju garantojmë se diçka është e gabuar.

Related

Erotikë 4856391520069198480

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item