Rufi Osmani jep dorëheqje nga RDK-ja
Rufi Osmani, Izet Zeqiri dhe dy nënkryetarët e RDK-së Artan Dika dhe Gikten Haziri sot kanë dhënë dorëheqje nga Rilindja Demokratike Kombë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/rufi-osmani-jep-doreheqje-nga-rdk-ja.html
Rufi Osmani, Izet Zeqiri dhe dy nënkryetarët e RDK-së Artan Dika dhe Gikten Haziri sot kanë dhënë dorëheqje nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). Gjatë ditës së sotme kryesia e RDK-së ka mbajtur mbledhje dhe dorëheqjet e tyre i kanë paraqitur si një akt moral dhe duke marrë përgjegjësi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 27 Prillit thuhet në kumtesën e RDK-së.
Kumtesa e plotë e RDK_së
Kuvendi Qendror i Rilindjes Demokratike Kombëtare në mbledhjen e tij të mbajtur me 1 maj në Gostivar, në analizën e bërë ndaj procesit zgjedhor ndan të njëjtat shqetësime të shprehura në raportin e OSBE/ODHIR-it se Maqedonia dështoi në tërësi në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Keqpërdorimi ekstrem i strukturave dhe resurseve të pushtetit nga VMRO-DPMNE dhe BDI, shpenzimet e jashtëzakonshme jolegale në fushatë nga burime financiare jolegale, diskriminimi i rëndë i opozitës në të gjitha drejtimet, listat zgjedhore të mbushura me qindra mija votues fiktiv, diskriminimi i hapur mediatik i opozitës në mediat televizive, kërcënimi i të punësuarve në sektorin shtetëror dhe atë publik dhe blerja masive e votës, janë disa nga defektet strukturore serioze që kanë delegjitimuar në tërësi fushatën dhe procesin e votimit të 27 prillit dhe rrezikojnë ta zhysin vendin në një krizë të thellë politike, pasojat e së cilës do t’i bartin qytetarët dhe qeveria diktatoriale e dyshes VMRO – BDI.
Kuvendi Qendror i RDK-së nuk pranon si legal dhe legjitim rezultatin e zgjedhjeve jodemokratike dhe të manipuluara të 27 prillit për Parlamentin e Maqedonisë dhe rekomandon ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për krijimin e një qeverie të koaliconit të gjerë me objektiv pastrimin e listës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si parakusht për rikthimin e demokracisë së mirëfillt në vend.
Kuvendi qendror i RDK-së llogarit përgjegjës ekskluziv qeverinë VMRO-BDI që nuk ju mundësoi mërgimtarët shqiptar në Europë të realizojnë të drejtën e tyre të votës, duke mos i evidentuar në listën zgjedhore, gjë që paraqet dështim të plotë të përfaqësuesve diplomatik të BDI-së.
Duke bartur përgjegjësinë morale dhe menaxheriale për mosarritjen e përmbushjes së qëllimeve kombëtare dhe politike në krye të RDK-së dhe në funksion të dhënies së mundësisë kuadrove të reja që ta avansojnë aktivitetin politik të RDK-së, Kryetari Rufi Osmani, Sekretari Izet Zeqiri dhe Nënkryetarët Artan Dika dhe Gikten Haziri ofruan dorëheqje të parevokueshme nga pozicionet udhëheqëse partiake, duke vazhduar aktivitetin e mëtejshëm politik në strukturat e RDK-së.
Kuvendi Qendror përcaktoi Këshillin e përkohshëm drejtues të RDK-së me përbërje: Zenun Ismaili, Vesel Memedi dhe Binas Pajaziti.