Rrahje masive në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Lagjen Lakërishtë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka ardhur deri te...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/rrahje-masive-ne-prishtine.html
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Lagjen Lakërishtë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka ardhur deri te një rrahje në mes gjashtë të dyshuarve, katër meshkuj dhe dy femra.
Bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore kanë intervenuar në rast dhe personat e ndaluar më vonë janë liruar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.