Rama: Në Lazarat do hyjmë kur ta gjykojë policia
Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për opozitën, ndërsa e cilësoi atë si aspak europiane në në rrugën europiane të Shqipërisë. Në akuz...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/rama-ne-lazarat-do-hyjme-kur-ta-gjykoje.html
Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për opozitën, ndërsa e cilësoi atë si aspak europiane në në rrugën europiane të Shqipërisë. Në akuzat ndaj opozitës, Kreu i Qeverisë theksoi se kemi përpara një grup njerëzish që duan ti budallepsin shqiptarët, që duan të tregojnë se problemet lindën kur ata u larguan. “Opozita ka të drejtë të bëjë çdo zgjedhje që dëshiron, por ende nuk i ka dalë pija nga humbja e 23 Qershorit”, u shpreh Rama.
Lidhur me akuzat për trafikun e drogës përmes linjave ajrore, Rama theksoi se opozita pretendoi se ka një linjë ajrore të rregullt, sipas të cilës cdo ditë në orën 8:00 të mbrëmjes ngrihej një avion nga Divjaka dhe unë thashë që në orën 8 të mbrëmjes ka mushkonja dhe të njëjtën gjë do thoja edhe sot, pas koicidencës me avionin.
“Divjaka ka një problem, që janë mushkonjat. E gjitha u shfaq si një film. Trafikun e drogës Shqipëria e ka pasur, sikundër ka pasur problem korrupsionin, krimin e organizuar. Ne kemi zhvilluar dhe po zhvillojmë një luftë kundër trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Në harkun kohor të 3 muajve kemi kapur 5 fishin e drogës së kapur në 10 muajt e fundit të qeverisëse paraardhëse”, theksoi Rama.
Kreu i Qeverisë, i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ vlerësoi punën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, duke u shprehur se ai nuk është një magjistar, që një vend që ka pasur shumë problem me krimin, nuk mund ta tjetërsojmë menjëherë.
“Por sot, kush ka sy dhe veshë për të parë dhe dëgjuar, mjafton të themi se jemi në rrugën e duhur. Kemi thënë që brenda 300 ditëve do ta rilindim këtë vend dhe ne po e rilindim këtë vend hap pas hapi. Kemi thënë se do të rikthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës dhe ne e kemi bërë këtë”, theksoi Rama.
Sipas tij, Tahiri po bën një punë të shkëlqyer dhe është në krye të një kantieri reformash. Në vijim ai theksoi se në këto muaj janë shkëputur lidhjet e shkurtra mes kupolës së Policisë së Shtetit dhe krimit.
I pyetur se kur do të hyhet në Lazarat, Rama se këtë komunë do të hyhet kur ta gjykojë Policia e Shtetit se duhet ndërhyrë. “Kur ta gjykojë policia se duhet ndërhyrë do të veprojë duke pasur mbështetjen time maksimale dhe të Qeverisë natyrisht”, tha Rama.
Ditën e premte opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë që pason atë të së enjtes. Ndryshe nga sa jemi mësuar kemi parë edhe disa deputetë të maxhorancës që bëjnë thirrje për protestë. E kuptoj që keni zgjedhur sarkazmën. Nuk e di pse e keni zgjedhur këtë mënyrë? Si e shihni ju si kryeministër këtë situatë të nxehtë politike?
Edi Rama: Debati në këtë rast është mes partive. Nuk është mes qeverisë dhe opozitës. Opozita ka të drejtën e vet të bëjë çdo zgjedhje të gabuar që dëshiron. Unë kam vetëm keqardhje për opozitën. Për të tjerat debate bëhet mes partive.
Në fakt opozita kërkon dorëheqjen tuaj si kryeministër, jo si kryetar i PS-së..?
Rama: Kjo e shton keqardhjen time
Në një nga ligjërimet e fundit politike ju e quajtët opozitën një grup pushtetarësh të bërë tapë nga humbja e 23 qershorit dhe deklarimet i quajtët gënjeshtra, shpifje… A nuk është një gjuhë e ashpër për t’ju drejtuar opozitës..?
Besoj se asnjëhera nga ato që ju cituat nuk përkon përveçse me të vërtetën. janë të vërteta. Janë realisht një grup pushtetarësh të bërë tapë, që pas humbjes dhe që ende janë në avujt e një pijeje që s’ju ka dalë akoma që quhet pushtet i degraduar si ishte ai para 23 qershorit dhe për të cilin morën atë që merituan pas 23 qershorit. Kështu që me shumë keqardhje, po sot që flasim në rrugën tonë drejt Shqipërisë evropiane kemi një opozitë që s’ka asgjë evropiane.

Si e shihni veten tashmë të ulur në poltronin e kryeministrit, në parlament. Përballë keni ish-kryeministrin Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit, kryetari i opozitës mungon, është kryebashkiak. A ju kujton kjo vehten?
Jo vehten nuk e shoh. Ata i shoh dhe i shoh me keqardhje dhe e përsëris, sepse besoj sot janë kushtet për të patur një komoditet që ne nuk e kishim kur ishim në opozitë. sepse hapësira që është sot në Parlament është sot një hapësirë që shkon përtej edhe rregullores së Parlamentit, sepse mundësia e opozitës për të mbajtur gjithë qëndirmet e saj është e plotë, sepse ekrahnet që opozita ka në shërbim janë absolutisht të pacënuara nga ansjë lloj zhurmuesi të natyrës politike. sepse në fund të fundit është shumë herët për të bërë çfarëdoqogtë tjetër përveçse për të marrë kohë dhe për të dnërtuar nga gërmadhat e 23 qershorit PD-në. mirëpo të gjitha këto nuk ndodhin. E kundërta ndodh që kemi përballë një grup njerëzish që duan ti budallepsin shqiptarët dhe ti marrin për budallenj dhe të bëjnë sikur nuk kanë qenë këtu përpara, sikur problemet kanë lindur kur ata u larguan nga qeveria. Sikur Shqipërinë e mbërthyan çështje që në fakt e mbajnë mbërrthyer prej vitesh deh që kanë filluar të çlirohen pas 23 qershorit.
Duket sikur nuk po e merrni shumë seriozisht opozitën. Gjithçka nisi me trafikun e drogës, avionit në Divjakë, ju akuzoi se ju favorizoni trafikun e drogës. Në fillim ju i quajtët qesharake…
Dhe janë qesharake
Dhe janë qesharake
I quajtët mushkonja… dhe një mushkonjë ra në Divjakë. Kishin të drejtë?
Unë do të përsëris të njëjtën përgjigje që kam dhënë edhe përpara se të binte një avion në plazhin e Divjakës, kur nga opozita u pretendua që ka një linjë të rregullt ajrore që çdo natë në orën 8 ngrihen avionë nga Divjaka. Dhe e vërteta është që çdo natë në orën 8 ka mushkonja. Ishte një koençidencë që lidhi dy gjërat dhe nuk ka asgjë për të korrigjuar në asgjë nga sa thashë. Edhe sot pot ë ma përsërisin akuzën se çdo natë nga Divjaka ngrihen avionë apo se ka një linjë që funksionon nga Divjaka lart e poshtë e poshtë e lart, mendoj se ka një problem mjaft serioz me mushkonjat dhe ne gjëja që po bëjmë është që po dezinsektojmë Divjakën dhe gjithë bregdetin pas 23 vjetësh që nuk ka dezisektim dhe që fatkeqësisht ka bërë që në Shqipëri në shumë zona sezoni i pushimit të jetë në shoqërinë e mushkonjave dhe të plehrave për të cilat po ashtu po merremi shumë seriozisht dhe këtë verë besoj se do kemi plazhet më të pastra qysh se nuk mbahet mend.

Problem është trafiku i drogës. Ju e quani koincidencë atë që ndodhi, ishte ironi, qëndrimi juaj lidhur me avionin në Divjakë?
Unë s’akuzova askënd për komplot. Unë thashë që e gjitha u shfaq si në një film, sepse ata u hodhën përpjetë dhe thanë që s’e kemi bërë ne, s’e kemi bërë ne. kjo është punë e tyre. Unë iqëndroj asaj që thashë, ndërkohë që trafiku i drogës, më falni po Shqipëria e ka patur këtë problem, siç ka patur problem korrupsionin, krimin e organizuar prej shumë vitesh dhe ky problem është agravuar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit. Kështu që ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, përveçse kemi zhvilluar dhe po zhvillojmë një luftë shumë më të fortë dhe më me shumë reszultat kundër trafikut të drogës, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kështu me rradhë.
Si më të fortë, sa më të fortë? Pse keni këtë ide, sepse dakord ka patur trafik droge, ka patur korrupsionin, po për këto arsye Partia Demokratike është sot në opozitë..? Përgjegjësinë sot e keni ju.
E kam këtë ide, sepse në harkun kohor përshembulmtë 3 muajve ne kemi kapur 5-fishin e sasisë së drogës së kapur në 10 muajt e fundit të qeverisjes paraardhëse. E kam këtë ide sepse nuk ka asnjë krahasim në shifra mes kapjeve dhe ndalimeve që ka bërë policia për drogë apo për kriminelë në kërkim ndërkombëtar apo për kriminelë të kategorive të ndryshme krahasuara me të njëjtën periudhë të qeverisjes së tyre. Ju e patë sot pati dy ngjarje shumë të rëndësishme në këtë luftë, qoftë në luftën kundër drogës, qoftë në luftën kundër për të demilitarizuar një shoqëri që në segmente të saj është shumë e demilitarizuar dhe u kap një sasi shumë e konsiderueshme C4, apo e harruat. Fakti që tritoli ndihet më pak, ka të bëjë me diçka nuk besoj se kjo vjen dhe ikën si me stinë. Ka të bëjë me luftën që bën policia e shtetit dhe kthimin e policisë së shtetit në detyrë. Droga kapet më shumë sepse ka më shumë luftë. Ju si mendoni se meqë është kapur më pak drogë më parë, ka patur më pak drogë?

Kapet edhe rreth nesh më shumë. Kjo do të thotë se edhe policitë e tjera po punojnë më shumë?
Faleminderit për pyetjen, por sepse e kam theksuar se janë rivendosur lidhjet e këputura mes policive. për fat të keq në dy apo tre vitet e fundit deri në 23 qershor lidhjet e bashkëpunimit mes policive, Shqipëria me fqinjët kanë qenë pothuajse inekzistente sepse operacionet e përbashkëta janë dekonspiruar dhe kanë dështuar për faj të palës tonë. Dhe ky është fakt, dhe nga bashkëpunimi ju e patë vetë. Mund ti referoni deklaratës para meje. Dhe është turp për ne si vend. Detyrohet qeveria gjermane, përmes ambasadës të bëjë një deklaratë për të sqaruar një shpifje monstruoze të bërë nga ana e opozitës që sigurisht në rastin e qeverisë gjermane që nuk ishte sqarim në raport me opozitën, por me opinionin publik dhe ishte shumë e qartë se nga bashkëpunimi mes dy policive dhe nga bashkëpunimi me sautoriteteve të dy anëve është realizuar ndalimi dhe pastaj edhe çmontimi i një linje droge që vinte nga Shqipëria.
Ky lloj bashkëpunimi ka çuar edhe në kapjen e drogës edhe në Fjumiçino dhe në Selanik apo ishte një kapje normale..? Pse s’i kapim këtu brenda po i lemë të ikin jashtë?
Po ju përsëris që shumë punë që ka të bëjë me drogën, jo vetëm tek ne, sepse ne flasim për një avion që ra në Divjakë, por askush nuk merret, po ky avioni nga u nis. Po mirë këta avionë që vijnë e ikin ku ndalojnë, ku shkojnë? Pra luftë ndaj trafikut të drogës apo me krimin e organizuar është gjithnjë e më shumë një luftë ndërkufitare, është një luftë gjithmonë e më globale, sepse krimi është gjithmonë e më global. Dhe të jeni e sigurtë që kjo është edhe arsyeja që sa më shumë të bashkëpunojnë policitë mes tyre, aq shumë do të kenë rezultate, brenda territorit të tyre, sepse kjo lidhet me informacionin. Kjo nuk është thjeshtë çështje te kufiri, e kape te kufiri apo të iku nga kufiri, sepse e përsëris sot unë lexoja një artikull në “Corriere de la Sera” që ma kishin dërguar nga kabineti i ministrit të Brendëshëm dhe ishte shumë e qartë që bëhej fjalë për linja mes shumë shteteve ku qarkullon droga dhe lufta ndaj këtyre linjave, flasim për linja ajrore, bëhet nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet që ne na duket sikur s’kanë asnjë problem të tillë.
Vazhdoj të jem e paqartë për qëndrimin tuaj në lidhje me avionin e Divjakës. Koençidencë?
Jo koençidenca ishte që në Divjakë ka një problem shumë të madh me mushkonjat dhe kur u ngrit çështja e linjës ajrore që funksionon çdo natë, përgjigja më e natyrshme që mund të vijë, aq e natyrshme sa që na erdhi në të njëjtën kohë dhe mua, edhe kryetarit të Kuvendit.
A ishin koençidencë akuzat e opozitës se ju kishit dijeni për një trafik të tillë qoftë edhe përmes strukturatev të Forcave të Armatosura?
Ka një dallim shumë serioz mes nesh dhe atyre, edhe në këtë pikë. Ata kanë qenë në qeveri. Dikush ka qenë kryeministër, dikush ka qenë Ministër i Brendëshëm, nuk po flas për dikë tjetër që ka qenë në krye të Parlaentit dhe s’ka kuptuar gjë hiç për vite me rradhë. Po flas për ata që kanë qenë në qeveri dhe e dinë shumë mirë si funksionon shtetit, si funksionojnë strukturat. Brenda shtetit dhe si funksionon informacioni i klasifikuar. Informacioni i klasifikuar është një lloj informacioni që nuk është për konsum publik. Është ligjërisht e ndaluar që ta konsumosh publikisht dhe për më tepër pastaj kur është fjala për qeverinë dhe për strukturat, ky është një informacion i domosdoshëm për të bërë hetime dhe për të çuar përpara një punë e cila është e lidhur me sekretin. Kështu që informacion mbi bazën e fateve të paprovuara ka patur jo më parë, por ka patur edhe shumë kohë më parë, lidhur me këtë. Pra, nuk daton sot, mirëpo ne përshembull nuk e kemi marrë atë informacion të shumë kohëve më parë dhe unë këtë e kam thënë edhe para pak ditësh për t’jua hedhur në fytyrë atyre që kemi përballë dhe për t’ju thënë që kujt ja tregoni këto copa informacioni që i manipuloni për publikun?! Ndërkohë që ju e dini shumë mirë që këtë informacion e keni patur ju në tavolinë dhe mbi bazën e këtij ifnroamcioni është vazhduar të hetohet nga strukturat. Mbi bazën e këtij informacioni ka punuar shërbimi secret apo shërbimet e tjera, por nuk ka patur asnjë fakt të provuar. Pra, ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi në dijeni të asnjë fakti të provuar. Pra, është shumë e thjeshtë.
Po indicie kishit, për shkak të letrës që më pas doli edhe nga SHISH…
Edhe një herë tjetër, indiciet që janë dyshime të arsyeshme siç i konsideron shërbimi sekret, në informacionet e klasifikuara nuk janë të publikueshme dhe as të komentueshme për publikun. Nuk e bën asnjë lloj qeverie në botë, qeveri normale, kuptohet, dhe për më tepër nuk vlejnë si fakte, sepse e vetmja gjë që sjellin kur komentohen dekonspirojnë çfarëdo gjëje që ti bën.
E kam fjalën nga pikpamja etike, nga pikpamja ligjore po e po, por këtu nuk ka pyetur njeri në këtë aspekt.
Dakord zoti Kryeministër, por tani jemi përballë një fakti, avioni i Divjakës…
Po edhe çfarë fakti..?
Pyetja është kjo, kanë lidhje akuzat e opozitës gjatë gjithë kohës, Gjadri, Kardhiqi, Divjaka,… etj. A duhet t’i kishit marrë më seriozisht?
Çfarë të bëjmë?!
Ta kishit parandaluar
Ça të parandalojmë?
Trafikun e drogës..
Edhe një herë po ju them që ne e kemi marrë shumë seriozisht luftën kundër drogës në të gjitha aspekte. I kemi marrë seriozisht edhe këto indicie, por po ju përsëris që në këtë rast çfarë duhet të merrnim seriozisht ne. Në këtë rast avion është parë pa u ulur nga informatorët përkatës që kanë informuar policinë pa u ulur avioni dhe kjo ka qenë shumë e qartë në të gjithë historinë e rindërtuar nga policia e shtetit me ekspertët e huaj që tregon që nga fillimi deri në fund gjithçka ka qenë nën kontroll. Është parë avioni dhe pastaj fakti që avionic ra është përgjegjësi e policië, është përgjegjësi e qeverisë?! Këtu jemi përpara një situate që vetëm në Shqipëri mund të marrë këto përmasa dhe vetëm e yshtur nga forca tërësisht qesharake që marrin përsipër ti japin përmasa të tilla një ngjarjeje që është mbyllur plotësisht. Është kapur piloti, është kapur ai tjetri që do ta çonte me makinë, është kapur droga, është kapur makina, ka filluar një hetim.
Janë kapur rastësisht…?
Më vjen shumë keq. Edhe një herë tjetër po ju them. Policia ka qenë aty dhe informatori ka dhënë informacionin kur avioni nuk ishte ulur. Tani të hyjmë të bëjmë një bisedë a do kapej nëse avioni s’do kishte ngecur, a do kapej makina a s’do kapej makina, etj. Këto janë muhabete kot. Unë di vetëm kaq, që policia nuk është kapur nga asnjë lloj befasie nga ardhja e avionit. Ky është fakt, sepse nga e ka marrë informacionin policia, kur avioni ka qenë në ajër.
E ka marrë nga strukturat… Ministri juaj tha që ne e prisnim, por diku më tej…
Ministri nuk tha që ne e prisnim avionin. Ministri e ka thënë që prej shumë kohësh, si në atë pikë, si në pika të tjera ka patur sistem të ngritur policie pikërisht sepse e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë. Nuk ka thënë ministri që prisnim avionin. Prisnim që mund të vinte drogë këtu, atje, siç presim, policia pret, edhe sot që flasim në pika të ndryshme ku ka indicie.
A është një ngjarje e rëndë ngjarja e Divjakës. A ka përgjegjësi policia e Lushnjes..apo?
A jeni në metro apo jo. Unë do doja të mbyllnim këtë pjesë të bisedës, sepse mua kjo bisedë realisht qesharake, sepse po ju përsëris që nëse në Shqipëri bëhet gjithë ky debat për një rats si ky, kini parasysh që avionë të kësaj natyre në vende të tjera ulen e ngrihen shumë më shpesh dhe askush nuk merr përsipër të flasë broçkullat që fliten në Shqipëri dhe askush nuk merr përsipër të fajësojë të madh e të vogël për një çështje të tillë, por lufta zhvillohet…
Avionë me drogë apo avionë për turizëm e keni fjalën, thjehstë për kuriozitët..?
Tani lexoni artikullin e ‘Corriere de la Serës’ se në rast se ky avion vjen në Shqipëri për të bërë këtë punë, ku do ta çonte? do ta çonte diku tjetër apo jo? Pra avionët ngrihen diku dhe ulen diku tjetër. Kjo është pjesë e një lufte dhe atëherë çfarë po diskutojmë.
Dakord trafik ka gjithandej, ka në Itali e Selanik, por ne po themi a duhet ta kishit kapur ju në Shqipëri, pa rënë?
Ku ta kishim kapur, si ta kishim kapur, ta kishim kapur në ajër…?!
Mund ta parandalonit?
Si ta parandalonim, me kundërajror, me avionë që shoqërojnë avionin e vogël?!
Si e vlerësoni punën e Ministrit të Brendshëm?
Punën e ministrit të Brendshëm unë e vlerësoj absolutisht, të shkëlqyer, jo shumë të mirë, të shkëlqyer. Dhe jam shumë serioz në këtë dhe mund t’ju jap shumë argumenta për këtë. Ministri i Brendëshëm nuk është një magjistar dhe ne nuk kemi asnjë shkop magjik që një vend të rrënuar dhe të shpuar me vrima nga të katër anët dhe ku ka kaluar droga, ku ka kaluar paraja e pistë, ku ka kaluar gjithfarë krimineli dhe ku është strehuar gjithfarë krimineli ta kthejmë në një vend që nuk ngjan fare me atë që ishte para 9 muajsh, në 9 muaj. Kjo nuk mund të ndodhë dot, ama fakti që sot ne kemi rezultate për të cilat fatmirësisht ka sy për të parë, ka veshë për të dëgjuar, ka edhe mendje për të kuptuar dhe në këtë rast flasim për sy e veshë objektivë dhe mendje objective që është ajo e Komisionit Evropian dhe e partnerëve tanë. Mjafton për të thënë se jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi thënë ne që do bëjmë mrekullira. ne kemi thënë që Brenda 300 ditësh do e rilindim këtë vend. Dhe ne po e rilindim këtë vend hap pas hapi. Por sa hap e mbyll sytë nuk ka. Kemi thënë që për 300 ditë do sjellim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kemi thënë 300 ditë, nuk kemi thënë as 30 ditë as 60 ditë. Dhe ne e kemi kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, përpara 300 ditëve. Këtu është kollaj të rrish e të thuash po kjo e po ajo, por gjëja që na mjafton për të kuptuar se pse Ministri i Brendëshëm po bën një punë të shkëlqyer dhe këtë e them pa asnjë rezervë, sepse është ditë natë në krye të detyrës, sepse është në krye të një kantieri shumë të madh reformash që sot nuk janë as të dukshme, as të prekshme, por këkrojnë kohën e tyre dhe sepse nga ajo gjendje tërësisht e rrënuar, ku Policia e Shtetit ishte tërësisht e lidhur me krimin, ku kupola e policisë ishte e lidhur me krimin, Departamenti Amerikan i Shtetit një vit më parë thoshte se flitet për fije që lidhin zyrtarët e lartë me krimin, nuk e thoshim ne, atëhere si mendoni ju, për 9 muaj të gjitha këto mund të pastrohen dhe mund të kthehet e gjitha në një vend që nuk do ndodhë asgjë?
Pra, ende nuk e keni pastruar? Jeni gjithmonë në proces. Mund të themi sot që policia është pastruar nga fijet e krimit?Ne mund të themi sot që nuk ka më lidhje të shkurtër mes krimit dhe kupolës së Policisë së Shtetit. Këtë mund ta themi. Që krimi mund të ketë fijet e veta në Policinë e Shtetit, do të ishte absolutisht fëmijënore që ta mohonim dhe lufta brenda Policisë së Shtetit kundër çdo lloj inkriminimi dhe të inkrimuinuari vazhdon intensivisht se s’do kishte 148 proçedime penale për njerëz brenda Policisë së Shtetit nga vetë Policia e Shtetit.
Ju thoni që pas 300 ditësh policia është kthyer në detyrë…
Jo 300 ditë nuk kanë ardhur akoma..
…që situate është më ndryshe, etj.
Situata nuk është më ndryshe. Situata është shumë më ndryshe në motivimin e Policisë së Shtetit, në punën e Policisë së Shtetit dhe në rezultatet e Policisë së Shtetit.
Kemi patur një valë të madhe tritoli, një valë të madhe droge..
Nuk kemi një valë të madhe droge. Kemi një valë të madhe kapjeje të drogës. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Vala e madhe e trafikut të drogës ka qenë aty. Por ju s’e keni parë, ne s’e kemi parë sepse s’e ka kapur kush.
Rastet për tentativë për trafikim janë të njëjta..
Me aritmetikën e kujt?
Unë di të them se në 3 muajt e fundit është kapur 5 herë më shumë drogë sesa …
Këtë herë trafikantët ngarkohen më shumë..
Unë them që, këtë e thonë specialistët dhe këtë e ka thënë një ekspert i një policie të huaj që ka vizituar Shqipërinë para disa muajsh dhe më ka thënë, zoti Kryeministër duhet të ndjeheni besimplotë, sepse në momentin kur policia kap një sasi të tillë drogë ka filluar diçka të ndryshojë, flitej atëherë për një sasi të madhe. sepse do të thotë që kush kapet me një sasi të tillë nuk arrin të blejë ata policë që qëllojnë që e kapim. Kjo është për tu patur shumë mirë parasysh. Ata që arrijnë të trafikojnë drogën me sasi të mëdha dhe që arrijnë të bëjnë trafiqe të tilla si disa nga rastet flagrante që ene kemi kapur, ndihen shumë të fortë përgjithësisht dhe kanë një forcë shumë të madhe korruptive. Në momentin kur kapen tregojnë se kanë përballë një forcë jo aq lehtësisht të korruptueshme siç e kishin deri dje, që s’e kishin problem fare.
Një sqarim të fundit lidhur me këtë çështje dhe doja ta mbyllja. Po deklarata e Prokurorit të Barit që shpesh herë i referohet opozita si autostradë droge?
Unë nuk e di deklaratën e prokurorit të Barit, por ju që më pyesni mund të më thoni që kjo autostrada e drogës është hapur pas 23 qershorit?
Ata janë tashmë në opozitë. Ju jeni kryeministër i Shqipërisë?Ne kemi ardhur ta mbyllim atë autostradë. Ka qenë më përpara, jam shumë dakord me ju.
Ju tashmë jeni kryeministri, përgjegjësia është e juaja?
Patjetër unë jam kryeministër. Unë nuk jam magjistar dhe nuk kam asnjë fuqi magjike që autostradën e hapur për kaq shumë vite për trafikun e drogës, unë, apo Ministri i Brendshëm, apo të dy bashkë ta mbyllim apo e gjithë qeveria ta mbyllë sa hap e mbyll sytë. Këtë fuqi magjike ne as kemi pretenduar ta kemi dhe as mos na e kërkoni. Por që këtë autostradë ne do ta mbyllim, do ta mbyllim.

Kur?
Do ta mbyllim atëhere, kur koha që na duhet dhe të gjitha reformat që ne po bëjmë për ta kthyer policinë e shtetit shqiptar në një polici të standarteve evropiane të jenë materializuar.
Qeveria duhet të hyjë në Lazarat dhe të ndalojë mbjelljen e drogës, thotë zoti Blushi.
Qeveria do të hyjë në Lazarat, atëherë kur qeveria do të jetë e bindur që është momenti për të hyrë në Lazarat dhe qeveria do të jetë e bindur se është momenti për të hyrë në Lazarat, atëhere kur ekspertët e policisë dhe policia e shtetit të jetë e bindur se është momenti për të ndërhyrë në Lazarat.
Që do të thotë?
Që do të thotë kur të jetë momenti për të hyrë në Lazarat