Prostituta shqiptare akuzohet se mbyti klientin pa dashje gjatë një loje erotike

Policia italiane ka nisur hetimet ndaj një prostitute 22-vjeçare, e cila quhet Fize Lushi, pasi rrezikon të akuzohet për vrasjen e një klien...


Policia italiane ka nisur hetimet ndaj një prostitute 22-vjeçare, e cila quhet Fize Lushi, pasi rrezikon të akuzohet për vrasjen e një klienti. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, ku një infermier 44-vjeçar i quajtur Salvatore Cercabene, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij “Audi A3” dhe pranë tij u gjet vajza shqiptare gjysmë e zhveshur.
Gjithashtu në makinë u gjet edhe një shishe, e cila fillimisht u mendua se mund të kishte lëndë narkotike, pasi 44-vjeçari ishte i varur nga droga. Por, pas ekspertizës së kryer, doli se në lëngu që gjendej në shishe nuk kishte përmbajtje të lëndëve narkotike, por vetëm ujë dhe substanca limonade, transmeton shekulli.
Pista e hedhur nga grupi hetimor është, se 44-vjeçari ka humbur jetën nga një asfiksim jo natyral, por i shkaktuar nga një person tjetër. Sipas hetimeve të deri tanishme, infermieri italian mund të jetë mbytur nga një person i tretë. Gjithashtu po hetohet edhe pista tjetër, se mes prostitutës shqiptare dhe klientit italian ishte planifikuar një lojë erotike, e cila shkoi keq.
Vajza shqiptare kur është marrë në pyetje nuk ka treguar asgjë, por vazhdon të heshtë dhe nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë . Sipas medieve italiane, heshtja e saj mund t’i kushtojë jetën, që ta kalojë në burg. Ditën e premte është vendosur të realizohet seanca e radhës, ku do të dëshmojnë ekspertët e autopsisë. 

Related

Kronika e zezë 2987040228389968538

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item