Pretendonte se shëronte kancerin, në pranga mjeku i rremë, mashtroi 116 persona
Një person që hiqej si mjek popullor duke mashtruar me dhjetëra njerëz është arrestuar ditën e sotme nga policia. Arrestimi i Avni Lipes, 55...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/pretendonte-se-sheronte-kancerin-ne.html
Një person që hiqej si mjek popullor duke mashtruar me dhjetëra njerëz është arrestuar ditën e sotme nga policia. Arrestimi i Avni Lipes, 55 vjeç është bërë nga strukturat e krimit ekonomik, në lagjen ‘Don Bosko’, në kuadër të operacionit të koduar ‘Mjeku popullor’.
Lipe, i cili pretendonte se shëronte sëmundjen e kancerit kishte arritur të mashtronte 116 persona të cilëve u kishte marrë nga 1 milion lekë me pretendimin se do t’i shëronte nga sëmundja vdekjeprurëse.
Hetimet intensive qe çuan ne arrestimin e 55-vjeçarit erdhen pas denoncimit te nje vajze qe ishte mashtruar prej tij.