Plaçkitet shtëpia e Balotelit, i grabisin edhe makinën “Porche”

Një tjetër aventurë e shëmtuar për Mario Balotelin. Sulmuesi i Milanit ka përfunduar sërish në shënjestër të hajdutëve mbrëmjen e djeshme, d...


Një tjetër aventurë e shëmtuar për Mario Balotelin. Sulmuesi i Milanit ka përfunduar sërish në shënjestër të hajdutëve mbrëmjen e djeshme, duke i marrë sende me vlerë në apartamentin e tij në Limido Comasco.
Mes gjërave të grabitura, janë objekte të shtrenjta prej ari, orë dhe makina “Porche S” e bardhë, pastaj e gjetur pas disa orësh në Legnano. Futbollisti i Milanit e kishte kaluar mbrëmjen me vëllain e tij Enoch dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti shtëpinë e tij të plaçkitur,
Surpriza e pakëndshme për “SuperMarion” vjen pak ditë pas një tjetër incidenti që i ndodhi sulmuesit kuqezi në fillim të majit, kur së bashku me vëllanë Enoch, ishte protagonist i një grindjeje me një djalë që i kishte vjedhur celularin jashtë një diskoteke në Milano.
Baloteli ka qenë i trishtuar për këtë ngjarje dhe në “Twitter” ka komentuar: “Ndihem bosh, pa emocione. Por do të luftoj gjithnjë për njerëzit që dua. E meritojnë”.

Related

Sport 975352502317371001

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item