Nuset nga Shqipëria në kurs për maqedonishten

Njëzet e pesë nuse nga Shqipëria të martuara në komunën Novaci, kanë mësuar të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën maqedone që të mund të gjejnë...


Njëzet e pesë nuse nga Shqipëria të martuara në komunën Novaci, kanë mësuar të shkruajnë dhe lexojnë në gjuhën maqedone që të mund të gjejnë punë më lehtë.
Edukimin e ka organizuar UNDP dhe komuna Novaci, e cila komunë dominon me nuse nga Shqipëria. Në arsimin joformal ishin të kyçura gra nga fshatrat Dobromiri, Aglarci, Dalbegovci, Rapesh, Zhivojno, Baç, të cilat deri më tani nuk kanë ditur shkrim leximin në gjuhën maqedone.
“Ky ishte një projekt shumë i bukur dhe interesant për ne që kemi ardhur nga Shqipëria që të mësojmë dhe ushtrojmë gjuhën maqedone. Së pari herë kur kemi ardhur këtu e kemi pasur shumë të vështirë, tani me edukatoret po na ecën mirë dhe po mbizotërojmë gjuhën maqedone.
Jeta në fshat është e rëndë, me bagëti, me fëmijë, nëse ka dikush fat prej neve të shkojë e të punojë në ndonjë firmë, do të jetë më mirë”, thotë Geline Mitkovska, nga fshati Rapesh.
Edukimi zgjat gjashtë muaj, ndërsa me gratë kanë punuar arsimtarë të diplomuar. “Gratë nga Shqipëria kanë treguar interes të madh që të mësojnë e shkruajnë po dhe lexojnë në gjuhën maqedone, ndërsa ne si arsimtarë klasorë të diplomuar u kemi ndihmuar të mbizotërojnë gjuhën”, tha arsimtarja Natasha Talevska.
Nga komuna Novaci, madje thonë se nëpërmjet projektit për punë të nevojshme të komunës këto femra do të kenë mundësi që më lehtë dhe më mirë të kyçen në të gjitha sferat e jetës shoqërore, por edhe adaptim më i lehtë në mesin ku jetojnë. Do të mund t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre gjatë procesit arsimorë.
“Po bëjmë socializmin e këtyre grave që të mund të komunikojnë dhe të mund të ju gjejmë edhe vende pune të përshtatshme sipas arsimimit të tyre, dhe ajo që është më me rëndësi të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën maqedone.
Tani kemi edhe projekt tjetër për hapjen e këndeve për fëmijënë Dobromiri, Gorno Algarci dhe Zhivojno. Nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të jenë të hendikepuar në krahasim me dijen dhe me mjedisin qytetarë”, ka thënë për REL, kryetari I komunës Novaci, Lazar Kotevski. Tetë vitet e kaluara në fshatrat e Pellagonisë janë martuar rreth 70 shqiptare dhe kanë lindur rreth 100 fëmijë.

Related

Komunat 3225201403464251047

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item