Njerëzit e suksesshëm thonë shpesh “Më fal”
Njerëzit e suksesshëm, pa dallim të asaj se çfarë bëjnë, asnjëherë nuk kanë ndonjë plan B . Ata janë veçanërisht të aftë të shesin gjithçk...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/njerezit-e-suksesshem-thone-shpesh-me.html
Njerëzit e suksesshëm, pa dallim të asaj se çfarë bëjnë, asnjëherë nuk kanë ndonjë plan B. Ata janë veçanërisht të aftë të shesin gjithçka dhe shumë lehtë thonë “më fal” apo “unë jam fajtor”. Jef Heden, një këshilltar zyrtar ka publikuar disa taktika dhe qëndrime të njerëzve më të suksesshëm në ditët e sotme.
Plani B nuk ekziston
Njerëzit e suksesshëm kanë vetëm një plan dhe punojnë në të. Thonë se ashtu ndihen më rehat dhe asnjëherë nuk mendojnë për opsionin tjetër për realizimin e qëllimeve të tyre.
Fillojnë nga fundi
Suksesi mesatar bazohet në qëllimin mesatar. Më të suksesshmit duan të jenë më të mirët, më të shpejtit, më të mëdhenjtë, më të lirët… Ata e dinë se si duan të përfundojnë, gjegjësisht e dinë se si e kanë fundin. Asnjëherë nuk vendosin qëllime të vogla.
Thjeshtë punojnë
Jeni të mirë nëse punoni. Jeni shumë më të mirë nëse punoni shumë. Por, jemi më të mirët nëse e investoni gjithë mundin dhe punën. “Punoni tani dhe menjëherë”, thonë më të suksesshmit.
I largohen trafikut
Vlerat konvencionale dhe mençuria janë vetëm për ata mesatarët. Ata të suksesshmit shkojnë aty ku të tjerët nuk shkojnë, e punojnë atë që të tjerët nuk e punojnë. Arsyeja? Aty nuk ka konkurrencë dhe shanset janë më të mëdha për të arritur tek suksesi.
Asnjëherë nuk janë krenarë
Fjalori i tyre është shumë i pasur me fjalët që kanë domethënie si: “Më fal”, “Më vjen keq”, “Unë jam fajtor”, “Ju faleminderit” dhe “Nuk pata sukses”.