Nga sot librat pa TVSH-në prej 16 % në Kosovë

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se nga sot librat, revistat dhe periodikët e ndryshëm që kalojnë nga territori shqip...


Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se nga sot librat, revistat dhe periodikët e ndryshëm që kalojnë nga territori shqiptar drejt Kosovës, do të jenë pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar prej 16 %.
Qeveria shqiptare ka vijuar, tha Cani, me miratimin e një tjetër marrëveshjeje midis dy qeverive lidhur me heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për librat dhe artikujt e përafërt me librat.
Shqipëria, theksoi Cani, e ka të hequr TVSH-në për librin, revistën dhe periodikët e ndryshëm me ligj. Por, vijoi ai, në Republikën e Kosovës zbatohet për të gjitha vendet përfshirë deri sot edhe Shqipërinë TVSH-ja në masën 16 %. Me miratimin e kësaj marrëveshjeje, u shpreh ministri Cani, dhe publikimin e saj dhe shkëmbimin e notae përkatëse hiqet TVSH prej 16 % për të gjthë librat revistat dhe periodikët e ndryshëm që kalojn] nga territori shqipatr për në kosovë.
“Ky eshtë një lajm i mirë për të dy palët, për arsye se libri do të qarkullojë me një kosto më të ulët për blerësit në të dy vendet”, tha Cani./ATSH

Related

Shqipëri 2641021336042639428

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item