NFORMACIONET / Izraeli nuk do të ndalet së spiunuari Amerikën
Izraeli është duke shkelur rregullat “miqësorë” të spiunazhit, për të vjedhur sekretet tregtarë dhe teknologjikë të Amerikës Cfarë ka ndodhu...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/nformacionet-izraeli-nuk-do-te-ndalet.html
Izraeli është duke shkelur rregullat “miqësorë” të spiunazhit, për të vjedhur sekretet tregtarë dhe teknologjikë të Amerikës Cfarë ka ndodhur me nderin mes hajdutëve? Kur Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) u kap duke përgjuar celularin e kancelares gjermane, Angela Merkel, u konsiderua një mënyrë e pasjellshme për të trajtuar një mik. Tani, zyrtarë amerikanë të shërbimeve të fshehtë po thonë – ndonëse heshturazi, prapa dyerve të mbyllura në Kongres – se “miqtë” tanë izraelitë kanë shkuar shumë larg me operacionet e tyre të spiunazhit në Amerikë. Sipas informacioneve të klasifikuar mbi legjislacionin që do të ulte kufizimet e vizave për qytetarët izraelitë, përpjekjet e Jeruzalemit për të vjedhur sekrete të SHBA nën maskimin e misioneve tregtarë dhe kontratave të përbashkëta për teknologjinë e mbrojtjes “kanë shkelur vijat e kuqe”. Veprimtaria e spiunazhit që kryen Izraeli në Amerikë nuk ka rivalë dhe është e paturpshme, i kanë thënë pjesëtarë të kundërspiunazhit amerikan komisioneve të Gjyqësorit dhe Cështjeve të Jashtme, duke shkuar përtej veprimtarisë që kryejnë aleatë të tjerë, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia. Një pjesëtar stafi në Kongres që ka parë me sytë e tij informacionin e ka quajtur atë “shumë të hidhur, alarmues, të tmerrshëm madje”. Një tjetër e quajti “të dëmshëm”. Objektivi kryesor i shtetit hebre: sekretet industrialë dhe teknikë të Amerikës. “Asnjë shtet tjetër që është mik me SHBA nuk vazhdon të shkelë kufijtë e spiunazhit sic bën Izraeli”, deklaroi një ish punonjës në Kongres i cili kishte parë një tjetër informacion të klasifikuar në fund të vitit 2013, një prej të shumtëve në muajt e fundit që janë ofruar nga zyrtarët e Sigurisë së Brendshme, Departamentit të Shtetit, FBI-së dhe Drejtorisë Kombëtarë të Kundërspiunazhit. Agjencitë e shërbimeve të fshehtë nuk kanë hyrë në detaje, bëri të ditur ish punonjësi, por përmendën “spiunazhin industrial – njerëz që vijnë këtu në misione tregtarë, ose me kompani izraelite që punojnë në bashkëpunim me kompani amerikane, apo operativë të shërbimeve të fshehtë që komandohen direkt nga qeveria, e që vendosen në ambasadën e Izraelit”. Një zëdhënës i Ambasadës së Izraelit i mohoi akuzat duke refuzuar të komentojë. Aaron Sagui tha për Newsweek se “Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në SHBA, pikë. Ne e dënojmë faktin që akuza të tilla të papranueshme po bëhen në drejtim të Izraelit”. Përfaqësues të dy agjencive amerikane të zbulimit, ndërkohë që pranojnë problemet me spiunët izraelitë, nuk pranuan të komentojnë dëshmi të klasifikuara. FBI as konfirmoi por as mohoi që të ketë informuar Kongresin. Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit tha vetëm që stafi kishte informuar Kongresi për cështje të reciprocitetit të dhënies së vizave. Por sigurisht, edhe spiunëve amerikanë në Izrael. “Ishte vendi i fundit ku do të doje të shkoje për pushime”, tha për Newsweek një ish operator i CIA-s, për shkak të survejimit të rëndë nga izraelitët. Por, niveli i spiunazhit izraelit në Amerikë ia ka munduar shumë kundërspiunët e SHBA. “Nuk mendoj se ndokush u befasua nga këta zbulime”, tha ish punonjësi. “Por kur dëgjon që nuk ka shtete të tjerë që shfrytëzojnë marrëdhënien tonë të sigurisë sic bëjnë izraelitët për qëllime spiunazhi, është tronditëse”. (Newsweek)/bota.al