“Ne i kemi rrëmbyer vajzat tuaja dhe do i shesim” (VIDEO)

Grupimi militant islamik “Boko Haram” ka kërcënuar se do shesë qindra vajza, që u rrëmbyen tre javë më parë në një krahinë të Nigerisë. Lide...


Grupimi militant islamik “Boko Haram” ka kërcënuar se do shesë qindra vajza, që u rrëmbyen tre javë më parë në një krahinë të Nigerisë.
Lideri i militantëve, Abubakar Shekau i dërgoi një video agjencisë së lajmeve AFP, në të cilën për herë të parë grupi merr përgjegjësinë për rrëmbimin e mbi 230 vajzave.
Sipas BBC, vajzat u rrëmbyen në shkollë në Chibok, natën e 14 prillit.
Rebelët e Boko Haram kanë shkaktuar mijëra të vdekur që nga viti 2009.
Boko Haram, që do të thotë “Edukimi perëndimor është i ndaluar”, ka sulmuar një seri institucionesh edukimi në veri të Nigerisë.
“Zoti më ka udhëzuar që t’i shes ato. Ato janë prona e tij dhe unë do përmbush udhëzimet e tij,” tha lideri i Boko Haram.
Por ai nuk tha në video se sa vajza janë rrëmbyer dhe se ku po mbahen.
Familjarët e vajzave janë të revoltuar me paaftësinë e qeverisë për të gjetur njerëzit e tyre të dashur.
Më herët ishte raportuar se disa vajza janë detyruar që të martohen me rrëmbyesit e tyre.
Ka pasur raportime edhe se vajzat janë shitur për 12 dollarë tek bashkëshortët e tyre.
Të tjerë thonë se vajzat janë dërguar jashtë kufirit.
Shumica e vajzave ishin të moshës 16 deri në 18 vjeç.

Related

Botë 2398168102590629212

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item