Microsoft dhuron 1 miliard $ për të ndihmuar shkollat amerikane të blejnë kompjutera

Microsoft përveç suportit që po ofron ndaj programit “ConnectED” të Shtëpisë së Bardhë për arsimin duke ulur kostot e sistemit Windows, ka v...


Microsoft përveç suportit që po ofron ndaj programit “ConnectED” të Shtëpisë së Bardhë për arsimin duke ulur kostot e sistemit Windows, ka vendosur të dhurojë para ndaj shkollave për t’i ndihmuar ato të blejnë kompjuterë personalë Windows.
Kompania do të dhurojë plot 1 miliard $ për t’u siguruar që studentët të disponojnë teknologjinë e duhur për të qëndruar online dhe për t’u aftësuar në sektorë të ndryshëm të teknologjisë. Ky investim është aprovuar së bashku me programin e ri për çmimet e pajisjeve që ka për qëllim të bëjë çmimin e kompjuterëve personalë sa më ekonomik.
Microsoft është treguar i hapur dhe ka bërë të ditur se një prej arsyeve kryesore të biznesit që ka nxitur kompaninë të jetë kaq bujare është nxitja e fëmijëve për t’u bërë fansa besnikë të Windows. Megjithatë, përmirësimi i mundshëm i shitjeve është dytësor krahasuar me përpjekjet e përqëndruara në përmirësimin e arsimit. Derdhja e kësaj shume parash do të bëjë të mundur që edhe ata studentë që kanë vështirësi ekonomike të përfitojnë nga avantazhet e mësimit dixhital. (CIO Albanian)

Related

Teknologji 2259682761013715280

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item