Mersel Bilalli: Ahmeti nuk ka kontrollë në BDI, ajo është peng e një biznes grupi të kriminalizuar

Analisti Mersel Bilalli,në një prononcim për Nova Tv, kërkon parti të re politike, e cila do të bëhej alternativë serioze e BDI-së, sepse po...


Analisti Mersel Bilalli,në një prononcim për Nova Tv, kërkon parti të re politike, e cila do të bëhej alternativë serioze e BDI-së, sepse politikat e Ali Ahmetit janë premtime të rrejshme.

-Ka mospërputhje shumë të madhe në mes premtimeve ndaj elektoratit dhe asaj që realizohet..Nëse bëjmë krahasim simbolik se çfarë do të thotë fjala e thënë publike tek ne, mund ta themi se bëhet fjalë për një amoralitet të madh, pa asnjë përgjegjësi shkelet ajo që është premtuar .
Para disa ditësh u dhanë premtimet dhe vullneti i qytetarëve është shkelur.Kërkohej president konsenzual dhe tani u mbështetën për muri.Ahmeti nuk ka kontrollë në BDI, por atë e kontrollon  biznes grupi i kriminalizuar. Hapur premtuan disa politika të marrjes së njërit nga tri funksionet më të rëndësishme të shtetit, postin e kryetarit të Parlamentit,zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësim në NATO, si dhe zgjerimin e domenit të përdorimit të gjuhës shqipe sipas Kushtetutës.Asgjë nga këto nuk do të bëhet.

Po afrohet  Samiti i NATOS, çfarë eurointegrimesh do ofrojnë.Bëhet fjalë për gënjeshtra të mëdha.Duhet të mendohet për alternativë serioze, subjekt të ri, ku të përfshihen  intelektualët, organizatat joqeveritare, grup njerëzish që do të paraqes subjekt serioz që do të mund ta rrëzonte këtë strukturë.Në këtë kontekst mendoj për Zijadin Selën , thotë Mersel Bilalli në prononcimin e tij për Nova Tv./tetovanews.info

Related

Top Lajm 7431425073165567217

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item