Merkel në dietë, ka humbur rreth 10 kg
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur t’i japë fund biskotave, bukës dhe t’i rikthehet sallatës, frutave dhe ushqimeve të shëndetshm...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/merkel-ne-diete-ka-humbur-rreth-10-kg.html
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur t’i japë fund biskotave, bukës dhe t’i rikthehet sallatës, frutave dhe ushqimeve të shëndetshme.
Në daljet e saj të fundit publike, veçanërisht fotografët kanë vërejtur se kancelarja është më e hollë se dikur. Në fakt këtë gjë e kanë konfirmuar edhe miqtë e saj më të afërt që kancelarja Merkel është në dietë.
Pas incidentit me ski në janar, kancelarja Merkel ka vendosur të ndryshojë tërësisht mënyrë jetese duke u ushqyer sa më shëndetshëm. Që prej janarit kancelarja ka humbur rreth 10 kg.