Masakron gruan me levë, e hedh në lumë
Xhelozia e sëmurë shtyn një 30-vjeçar që të shkojë deri në marrëzi, teksa ka marrë peng dhe masakruar bashkëshorten me levë, e më pas e ka h...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/masakron-gruan-me-leve-e-hedh-ne-lume.html
Xhelozia e sëmurë shtyn një 30-vjeçar që të shkojë deri në marrëzi, teksa ka marrë peng dhe masakruar bashkëshorten me levë, e më pas e ka hedhur trupin e saj në lumë. E plagosura rëndë i mbijetoi dhunës barbare dhe po mjekohet në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa i tregoi policisë të gjithë historinë e dhunës në familje. Burime zyrtare të policisë vendore thanë se arrestuan mëngjesin e djeshëm Ervis Hysin, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “dhunë në familje” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Arrestimi është kryer nga Seksioni i Hetimit të Krimit, kurse denoncimi i parë u bë nga prindërit e të dëmtuarës A. Hysi, 24 vjeçe, se mbrëmjen vonë të së hënës, Hysi ka marrë nga banesa e tyre bashkëshorten e tij dhe fëmijën e tyre, duke i çuar në periferi të fshatit Kotë, ku ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke e goditur me sende të forta dhe e ka braktisur atë në afërsi të lumit të fshatit Kotë. Menjëherë sapo është marrë njoftimi nga familjarët e të dëmtuarës, policia është vënë në kërkim të 24-vjeçares dhe brenda një kohe të shkurtër ka mundur ta gjejë në situatë shoku dhe me plagë të shumta në kokë dhe trup. Menjëherë Hysi është nisur për në spital ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Policia tha se gruaja ishte hedhur në lumin që kalonte afër fshatit, ndërsa ka dëshmuar se nga dhuna pësoi humbje ndjenjash dhe u përmend nga uji i lumit, duke i shpëtuar më pas mbytjes. Shkak për konfliktin janë bërë mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes çiftit për shkaqe të theksuara xhelozie, pasi 30-vjeçari nuk donte që bashkëshortja të shkonte te prindërit e saj dhe madje e akuzonte për lidhje jashtëmartesore. Pas dëshmisë dhe denoncimit të gruas së dhunuar, janë ngritur dy akuza dhe është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës të Ervis Hysit.