Luftime të ashpra për të rimarrë qytetin Slovyansk

Luftime të ashpra kanë ngjarë sot në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Slovyansk. Ministri i brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov, citohe...


Luftime të ashpra kanë ngjarë sot në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Slovyansk.

Ministri i brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov, citohet të ketë thënë, se ka edhe të vdekur si rezultat i luftimeve të trupave ukrainase ndaj seperatistëve, të cilët e kanë kontrollin mbi këtë qytet.
Forcat rebele thuhet se janë tërhequr në drejtim të qendrës, pasi që forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll ndërtesën televizive në rrethinën e Andreyevka.
Slovyansk, qyteti me 140 mijë banorë, është njëri nga disa qytetet në Ukrainën lindore, i cili në javët e fundit kontrollohet nga seperatistët pro-rusë.
Qeveria është zotuar se do të vazhdojë me operacionin anti-terroristë dhe atë derisa ta marrë kontrollin e plotë.
U.d. i presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, ka thënë se Rusia është në luftë me vendin e tij.
Rusia ka mohuar akuzat e qeverisë ukrainase, se Moska po nxitë dhunën në lindje dhe jug të Ukrainës. /Telegrafi/
 

Related

Botë 1625266705440045267

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item