Londër, 5 mijë bletë sulmojnë një vajzë që dilte nga dyqani
Ka qenë një moment i tmerrshëm ai që ka përjetuar një kliente e “Topshop”-it, e cila ndërsa dilte nga dyqani në “Viktoria Street”, në Londër...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/londer-5-mije-blete-sulmojne-nje-vajze.html
Ka qenë një moment i tmerrshëm ai që ka përjetuar një kliente e “Topshop”-it, e cila ndërsa dilte nga dyqani në “Viktoria Street”, në Londër, është sulmuar nga një turmë prej thuajse 5 mijë bletësh.
Insektet po ndërtonin folenë e tyre mbi vitrinën e dyqanit kur vajza doli pas një xhiroje, ku kishte hyrë për të psonisur. Kështu, duke e ndjerë veten në “rrezik”, bletët kanë nisur menjëherë sulmin.
Vajza është dërguar menjëherë në spital, ndërsa zona është rrethuar nga policia në pritje të ardhjes së ndihmës së shpejtë, që kanë neutralizuar bletët dhe i kanë dërguar në një vend më të sigurt.