Lidhja lesbike, kush ishte dashnorja e Cameron Diaz? (FOTO)

Pasi ditë më parë, Cameron Diaz, kishte pranuar se ka qenë në lidhje lesbike me një femër, tani është mësuar se dashnorja e saj ka qenë akto...


Pasi ditë më parë, Cameron Diaz, kishte pranuar se ka qenë në lidhje lesbike me një femër, tani është mësuar se dashnorja e saj ka qenë aktorja e famshme Drew Barrymore.
“Po, kam qenë në lidhje me një femër”, kishte deklaruar Diaz ditë më parë dhe tabolidi amerikan “National Enquirer” thotë se femra në fjalë është Drew, e cila njihet se është biseksuale. Ato njihen që kur Cameron ishte 16-vjeçe ndërsa Drew 14 vjeçe. Disa vite më vonë, kur ishin paraqitur së bashku në film, Drew kishte deklaruar gjatë një interviste: “Ne kemi kaluar çdo moment së bashku, me muaj dhe me vite”.
Drew, tani në martesë të lumtur dhe nënë e dy fëmijëve, në mënyrë të hapur e ka pranuar se ka pasur një numër të madh aferash me femra gjatë jetës së saj. Ndërsa gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Watch What Happens Live”, kur ishte pyetur nga nikoqiri Andy Cohen nëse Diaz ka qenë në lidhje me ndonjë femër, ajo pa ngurrim është përgjigjur pozitivisht, duke deklaruar se i konsideron femrat si shumë tërheqëse.
“Mendoj se femrat janë shumë tërheqëse dhe secila femër mendoj se joshet nga trupi i një femre tjetër. Dhe unë nuk bëj përjashtim”, kishte thënë ajo.

Related

Showbiz 1746608433090453347

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item