- Mollës 4000-vjeçare do t’i injektohet në ADN një version i koduar i Wikipedia-s
Duke u frymëzuar nga “fruti i ndaluar” që tundoi Adamin dhe Evën në Kopshtin e Edenit, një artist-biolog donte të krijonte versionin e tij të Pemës së Dijes, duke përdorur Wikipedia-n.
Joe Davis nga laboratori i gjenetikës në Harvard krijoi një formulë matematikore për të shtuar bazat e të dhënave te AND-ja e mollës. Tani, ai po planifikon të shtojë një version të dekoduar të enciklopedisë online në ADN-në e një molle 4000-vjeçare, e cila mendohet të jetë më e afërta me legjendën biblike.
Molla e krijuar prej artistit është quajtur “Malus ecclesia”. “Malus” është emri latin i mollës, që do të thotë “pema e mollës së keqe”, ndërsa “ecclesia” në latinisht do të thotë kishë, që përfaqëson laboratorin e artistit.
Davis ka kërkuar për vite të tëra për të gjetur një mollë të vjetër për projektin e tij dhe arriti të gjente rrënjët dhe gjethet e një lloji 4000-vjeçar në fund të vitit të shkuar. Ai dhe ekipi i tij vendosën të dekodonin vetëm 50 mijë faqet kryesore të enciklopedisë elektronike, që përbëjnë vetëm 50% të faqeve më të vizituara.
Davis tha për “New Yorker” se gjenomi i mollës është si një libër me 750 milionë shkronja, i përbërë nga katër shkronja të vetme të ADN-së, A, T, C dhe G. Fjalët përkthehen në këto shkronja të ADN-së duke përdorur një kod matematikor, të ngjashëm me alfabetin mors. Pasi janë koduar, shkronjat vendosen në mollë duke përdorur baketerie që evolojnë. Duke ndryshuar informacionin e ADN-së së mollës, ai tha se nuk do të ndikohet shija ose përbërja e frutit.
Projekti i parë i Davis, duke përdorur një teknikë të ngjashme, ishte të vendoste shkrimet e filozofit grek, Heraklitit, në gjenet e një mize. David tha se “projekti bashkon shkencën dhe besimin”.
Fruti është quajtur “i ndaluar”, pasi ngrënia e bimëve gjenetikisht të modifikuara në ShBA është ndaluar rreptësisht nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë.
Ulio:
This comment has been hidden from the blog.
rudi:
This comment has been hidden from the blog.
Philip:
This comment has been hidden from the blog.