Kremlini po përgatit një provokim të ri. Vriten 4 ushtarë ukrainas

Gjithmonë Rusia e feston me të mëdhe 9 Majin, ditën kur triumfuan mbi nazizmin. Avionët luftarakë fluturojnë mbi Sheshin e Kuq në Moskë dhe ...


Gjithmonë Rusia e feston me të mëdhe 9 Majin, ditën kur triumfuan mbi nazizmin.
Avionët luftarakë fluturojnë mbi Sheshin e Kuq në Moskë dhe mijëra njerëz ndjekin spektaklin.
Por këtë herë gjërat do jenë ndryshe.
Avionët ushtarakë do fluturojnë shumë më tutje.
Këtë herë do ketë një paradë edhe mbi qiellin e Sevastopolit në Krimenë e aneksuar së fundmi.
Nuk dihet nëse Vladimir Putin do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, por nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Perëndimi do tërbohet, thuhet jozyrtarisht në Bruksel.
Deri më tani ka raportime jozyrtare se Putin do jetë fillimisht në kryeqytet dhe më pas do shkojë në Krime.
Raportohet se në paradën e Krimesë do marrin pjesë më shumë se 1200 ushtarë rusë dhe mbi 40 tanke.
Një zhvillim i tillë vjen në ditën kur u raportua se katër ushtarë ukrainas janë vrarë në qytetin Sloviansk në lindje të Ukrainës.
Mësohet se edhe një helikopter i ushtrisë ukrainase është rrëzuar nga separatistët pro- rusë.
BBC raporton megjithatë për një tërheqje të rebelëve përkohësisht nga qendra e qytetit.
Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se tani luftohet në rrethinat e qytetit.
Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov tha se rebelët po përdorin armatim të rëndë, përfshi këtu mortajat.
Të dielën, kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk tha se Rusia ka në plan që të shkatërrojë Ukrainën.
Sipas tij, Moska kërkon ta fshijë nga harta këtë vend.

Related

Botë 2486453647883139846

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item