Kosovarët ‘bombardojnë’ botën
Sulmuesit kosovarë kanë shkëlqyer sot me skuadrat e tyre nëpër ligat evropiane. Më së shumti prej tyre u dallua Shkëlzen Gashi, i cili shëno...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/kosovaret-bombardojne-boten.html
Sulmuesit kosovarë kanë shkëlqyer sot me skuadrat e tyre nëpër ligat evropiane.
Më së shumti prej tyre u dallua Shkëlzen Gashi, i cili shënoi katër gola për skuadrën e tij Grasshopper Club në fitoren prej 5-0 kundër Young Boys.
Keq nuk ia la edhe qendër-sulmuesi i Përfaqësuses së Kosovës, Ilir Azemi, i cili po i vazhdon paraqitjet e tij të mira me Greuther Furthin. Ai sot shënoi dy gola kundër Energie Cottbus në fitoren e madhe prej 6-0 që realizoi skuadra e tij.
Lojë të bukur ka treguar edhe Alban Meha që shënoi një gol në fitoren e Paderbornit kundër Erzgebirge.
Teksa më herët raportuam edhe për golin e Besart Berishës, i cili i siguroi titullin e tretë skuadrës së tij Brisbane Roar. /Telegrafi/