Kanë, skandal për puthjen në faqe të një aktoreje iraniane

Leila Hatami, aktorja iraniane dhe anëtare e jurisë së Festivalit të Kanës, është në syrin e ciklonit në vendin e saj për një puthje në faqe...


Leila Hatami, aktorja iraniane dhe anëtare e jurisë së Festivalit të Kanës, është në syrin e ciklonit në vendin e saj për një puthje në faqe të shkëmbyer me presidentin e veprimtarisë, Gilles Jacob në fillim të mbrëmjes.
Gjesti, i filmuar nga “Canal+”, është cilësuar nga zëvendësministri i Kulturës së Teheranit, Hussein Nushabadi, si një sfidë ndaj grave të Republikës Islamike.
Nushabadi, ka folur për një “prani të panevojshme” të aktores në festival, “jo në linjë me parimet tona të besimit”. Sipas interpretimit të ligjit islamik iraianin (Sharia), i vendosur në revolucionin e vitit 1979, një gruaje nuk i lejohet të ketë kontakte fizike me një burrë jashtë rrethit të saj familjar. Sjellja e Hatamit, ka prishur kështu imazhin e gruas iraniane, që Islami e kërkon të rregullt.

Related

Showbiz 7471037512659225517

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item