Interesante: Kim Jong-un nuk e kontrollon Korenë e Veriut, por një organizatë në hije (Video)

Bota ka parë se si biri e trashëgon të atin, por rrëfimi për liderin e ri të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka një prapavijë shumë më të the...


Bota ka parë se si biri e trashëgon të atin, por rrëfimi për liderin e ri të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka një prapavijë shumë më të thellë dhe më të çuditshme...

Që kur mori pushtetin pasi vdiq babai i tij, Kimi tentoi të lë gjurmë si lider suprem i shtetit.
Megjithatë, nëse duam të besojmë një intervistë të kohëve të fundit me një të ikur të Koresë së Veriut, dikur bashkëpunëtor shumë i afërt i liderit suprem, roli i Kimit është simbolik, sepse pushteti i vërtetë i takon organizatës së quajtur Sektori për Organizim dhe Udhëheqje, në krye të së cilës ishte burri i hallës së Kimit, i cili u vra kohë më parë.

“Kur Kim Jong-Il vdiq dhe u pasua nga Kim Jong-un, njerëzit kanë parë transferimin e pushtetit nga i ati tek i biri, por nuk kanë parë se çfarë ka ndodhur në aparatet e sistemit totalitar që mbështeste sundimin e Kim Jong-Ilit”, tha Jang Jin-Sung për CNN, transmeton Telegrafi.
Ky sektor, tha ai, është plot me miq të studimeve të Kim Jong-Ilit. Rrjeti i të rinjve të dikurshëm u shndërrua në organizatën masive për mbikëqyrje.


Ndryshe nga babai, Kim Jong-un që ka miq në Zvicër, duket se nuk e ka askënd në Korenë e Veriut.
"Pasi u ekzekutua burri i hallës, Jang Song Tahek, ai mbeti jetim, jo vetëm në aspektin e lidhjeve fetare, por edhe ato politike”, thotë Jin-Sung.
Pak gjëra dihen për Kimin, i cili pushtetin e mori më 2011. Jin-Sung thotë se ai është dashur doemos të mbështetet në rrjetin e bashkëpunëtorëve të babait.


“Meqë ky grup nuk e respekton Kimin e ri, që është shkolluar në Zvicër - ashtu siç e respektonin babanë e tij - ai tashmë nuk është gjë tjetër pos një lider simbolik i Koresë së Veriut”, shpjegon ai. /Telegrafi/

Related

Botë 9009035041805594663

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item