Inaugurohet busti i Skënderbeut në Vakarici të Kalabrisë, sheshit të komunës i jepet emri i Heroit Kombëtar

Inaugurohet në Vakarici të Kalabrisë busti i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, ndërkohë që sheshi në qendër të komunës  ka marrë emrin e Heroit...


Inaugurohet në Vakarici të Kalabrisë busti i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, ndërkohë që sheshi në qendër të komunës  ka marrë emrin e Heroit tonë Kombëtar. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm deputetët Fatmir Toci e Mimoza Hafizi, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, si dhe skulptori i njohur vlonjat, Zeqir Alizoti. Kryetari i komunës së Vakaricit, Aldo Marino, njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Kryekomunarëve Arbereshe, ishte organizatori i kesaj veprimtarie. Nën drejtimin e tij prej 10 vjetësh Vakarici, është bërë jo vetëm një prej komunave më të zhvilluara arbereshe, por edhe një vend tërheqës për turistët italianë e të huaj. Aldo Marino, një prej arbëreshëve më të njohur në Shqipëri pas viteve ’90 është i pranishëm në të gjitha ngjarjet dhe evenimentet e organizuara në zona të ndryshme të vendit tonë. Ai ka synuar gjithmonë zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe arbëreshëve që ato të mos mbeten në nivele kulturore e folklorike siç ka ndodhur deri tani, por të shtrihen edhe në fushat ekonomike me interes të përbashkët, zhvillimin e turizmit të ndërsjelltë dhe shkëmbimet deri me programe të përbashkëta në të gjitha fushat. Arbereshet e pranishëm kërkuan vëmëndje më të madhe nga shteti shqiptar për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, mësimin e shqipes për fëmijët arbëreshe në shkollat italiane, mbështetje me programe shkollore e libra shqip, bashkërendime të punës shkencore, arsimore e kulturore midis arbëreshëve të Shqiperise etj.

Related

Top Lajm 8006861539280445362

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item