Imazhi i ri i Shqipërisë: “Ndiq rrugën tënde” (VIDEO)

U përzgjodh sot kompania që do të përgatisë logon, fushatën publicitare dhe strategjinë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.  N...


U përzgjodh sot kompania që do të përgatisë logon, fushatën publicitare dhe strategjinë për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
 Nga pesë kompani në garë, fituese u shpall kompania “Strawberry Frog APCO” me qendër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fituesin e ka shpallur ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, që ka theksuar se juria ndërkombëtare e ka cilësuar platformën më të mirë atë të “StrawberryFrog APCO” për platformën më të mirë multimediale “Branding Albania” me sloganin “Albania-Go your own way!”, e cila do të prezantojë Shqipërinë këtë verë.
Ministrja Gjermeni tha se ministria që drejton dëshironte një imazh që të grishte gjithë turistët. “Kjo nismë nisi si një domosdoshmëri për të identifikuar Shqipërinë tonë të bukur me një logo të vetme. Lindi si një nismë që synon të shprehë identitetin tonë kombëtar. Ne donim një slogan që të grishë kureshtjen e turistëve. Ne duam që vendi ynë të shndërrohet në një markë të patjetërsueshme. Branding është sot një nga mjetet më të fuqishme, më inovative për të parketuar një destinacion dhe për të siguruar zhvillimin. Branding Albania është konsideruar si një projekt i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e trazuar të vendit tonë”, tha ajo.
Projekti i “Branding Albania” do të ndërtojë një platformë imazhi për ta përhapur kudo në botë, një imazh që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme.
Nisma lindi si një nevojë për t’ju përshtatur realitetit, përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend. Synohet që të lancohet imazhi i ri i Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik, një portë hyrëse për investimet e huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, për një Shqipëri Europiane, një Shqipëri të Gjeneratës tjetër.
Projektet në garën e sotme ishin CNN, Hemington , Interface Tourism Group, MEC Medianetëork dhe StraëberryFrog APCO . Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 38 propozimeve të dorëzuara u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni. Juria Finale, përbëhej nga 9 anëtarë, mes tyre dhe gazetari i njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.
Përmbajtja
Plazhe, male, kafene, qytete të lashta. Çdo vend evropian e ka. Por Shqipëria ka diçka, që ato nuk e kanë. Të ardhmen. Shqipëria është e hapur dhe gati të zbulohet nga udhëtarë të prirur nga aventura dhe sipërmarrje nismëtare. “Go your own way (Ndiq rrugën tënde)”. Nuk është thjesht një fushatë e radhës e industrisë së udhëtimeve. Është një lëvizje! Është një kushtrim për të gjetur një rrugë të re. Të zbulosh një vend, që po ngrihet dhe ta bësh atë tëndin Ndiq rrugën tënde; Shqipëria do të bëhet zbulimi më i ri drithërues në Europë. Mund të jetë tepër vonë për pjesën tjetër të mbipopulluar dhe tejet të shtrenjtë të Europës, por për Shqipërinë, është thjesht fillimi. Kështu e ka përshkruar vendin tonë, në një video të saj zyrtare në rrjet kompania e promovimeve “StrawberryFrog”, e cila së bashku me kompaninë “APCO Worlwide”, u përzgjodhën ndër 5 finalistë, për të ndërtuar imazhin e ri turistik të Shqipërisë, në konkursin e organizuar nga Ministria e Zhvillimin Urban dhe Turizmit, ku morën pjesë 110 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe individë./Shekulli/


Albania by ReCorp

Related

Video Plus 7418167520726851796

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item