Historia e prodhimit të Hallvës
Hallva është një ushqim mjaft i pëlqyeshëm. Ëmbëlsirat e Lindjes së Mesme, të cilat shpesh bëhen nga farat e susamit të përziera me mjaltë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/historia-e-prodhimit-te-hallves.html
Hallva është një ushqim mjaft i pëlqyeshëm. Ëmbëlsirat e Lindjes së Mesme, të cilat shpesh bëhen nga farat e susamit të përziera me mjaltë ose sheqer, nuk quhen saktësisht të ëmbëla-të paktën jo sipas standardeve amerikane, por sigurisht që futen tek ëmbëlsirat, një pjesë e tyre përbëhet nga pambuku i sheqerit dhe krem karamel i dendur.
Por, për ata njerëz që e duan atë, janë pikërisht këto cilësi që e bëjnë hallvën kaq argëtuese dhe të varur.
Nathan Radutzky duhet të jetë ndjerë në të njëjtën mënyrë. Kur emigranti hebre nga Kievi, i Ukrainës, zbarkoi në Amerikë në fillim të shekullit të 20, ai themeloi një kompani të quajtur “Joyva”,që do të ishte prodhuesi më i vjetër dhe më i madh i hallvës në vend.
Për gati një shekull, “Joyva” ka luajtur një rol kryesor në vend në të gjitha ëmbëlsirat me susam, duke prodhuar sasi të mëdha të hallvës vit pas viti.
Por dy kompani të reja ,“Brooklyn Sesame “dhe “Soom Foods” hynë në treg këtë vit.
Dhe së bashku paraqitën mënyra të ndryshme se si mund të përdoret fara e thjeshtë e susamit.
Në një rrugë industriale në East Williamsburg, në Bruklin,gjendet magazina e” Joyva”rreth 120.000 metra katror.
Në një nga dhomat, punëtorët qëndrojnë mbi birila të mëdha të bakrit, duke përdorur lopata të vogla për të bërë përzierje të tahinit me sheqer, shurupit të misrit, të bardhës së vezës dhe vajit bimor . Këto produkte përzihen derisa të marrin shije të veçantë dhe të formohet hallva.
Tahini është një paste e përbërë nga farat e susamit të përdorura në Afrikën Veriore, Lindore, kuzhinën greke, turke.
![]() |
Tahini |
Kompania ka prodhuar ëmbëlsira me arra që nga viti 1907 dhe sot anijet transportojnë më shumë se 35.000 produkte çdo javë në supermarkete, në Lindjen e Mesme dhe dyqane që kujdesen për klientët e përhershem.
Për mbikëqyrjen e prodhimit merret Richard Milton Radutzky, nipi dhe biri i themeluesit të “Joyva”-së. “Unë kam qenë duke punuar këtu për 25 vjet, por babai im, i cili është 91 vjec, ende vjen në punë çdo ditë,” thotë Richard.
“Joyva” është e njohur edhe për çokollatat në formë unaze të mbuluar me xhelatinë dhe ëmbëlsirat në formë shkopi që këcasin në gojë nga susami.
![]() |
Hummus |
Kompania gjithashtu prodhon produktin e tahinit si lëndë të parë të sajën, ajo u shitet me pakicë në kuti teneqeje të vogla restoranteve që e përdorin për të bërë humus(është një ushqim Arab dhe i Lindjes së Mesme i përbërë nga pure e përzier me tahini, vaj ulliri, lëng limoni, kripë).
Por zemra dhe shpirti i kompanisë është prodhimi i halvës, me fara të thjeshta të susamit, salcë me vanilje ose kakao, ose e mbështjellë me një shtresë çokollatë dhe bajame të grimcuara.
Hallva, e cila rrjedh nga fjala arabe hilëa (e ëmbël), njihet kryesisht si një ëmbëlsirë e Lindjes së Mesme ku udhëtarët hebrenj amerikanë ruajnë kujtime të dashura të modeleve të halvës në feta në tregjet e hapura të Jeruzalemit ose Tel Avivit.
Ëmbëlsira përmban logon origjinale të “Joyva” një skicë të dates dhe ndoshta të një njeriu turk i veshur me një çallmë.
Ushqimi më në fund u bë i njohur edhe në Europën Lindore dhe Rusi, ku fara luledielli janë zëvendësuar me susam si përbërës kryesor. Milton Radutzky shpjegon se si babai i tij emigroi në Nju Jork në vitin 1904 me një recetë të hallvës:”Ai ishte në biznesin e grurit atje [në Kiev], kështu që kjo shpjegon se si ai e dinte për susamin dhe farat e tij, ”
Në 1907, Nathan filloi shitjen e halvës në rrugën Orchard të Nju Jorkut. Disa vjet më vonë ai dhe gruaja e tij e zhvendosën biznesin e halvës në Bruklin ,ku e vazhduan biznesin familjar për vite me radhë.. “Shumë kompani të mëdha karamelesh janë përpjekur për të na blerë, por ne nuk kemi pranuar,” thotë Milton.
![]() |
Tahini halva |
Duke marrë parasysh se do të ishte dekada para lëvizjes ushqimore të shëndetit të viteve 1960 nisi prodhimi i tahinit dhe humusit ,si burime të shëndetshme të proteinave bimore.Fokusi kryesor i “Joyva”ishin farat e susamit të cilat përdoreshin nga shumë njerëz që u rritën në Nju Jork. Në mesin e shekullit të 20-të.’Joyva’u kishte dhënë shijen e tyre të parë të halvës. “Ne kemi marrë telefonata nga shumë njerëz që thonë:” O Zot im, unë jam rritur në Brooklyn, ku mund t’i gjej karamelet tuaja?
Në dekadat e fundit, tregu amerikan ka parë një rritje të halvës së importuar nga vende si Libani, Izraeli, dhe India. Por “Joyva” mbetet ende në dëshirat dhe preferencat e shumë njerëzve.
Në vitin e fundit dy kompani të reja premtuese nisën prodhimet e halvës. E para është “Brooklyn Sesam”, një kompani e themeluar nga një ish balerin izraelit i quajtur Shahar Shamir .
Tradicionalisht halva është gatuar dhe brumosur deri sa të formohej në gjendje të ngurtë. Shamir, kombinon tahinin e freskët me mjaltë dhe një shumëllojshmëri të përzierjeve të farave të pjekura të susamit dhe të bajameve me farat e kokosit të thekur. Ai gjithashtu përgatit një kakao e cila luan rolin e një shtrese Nutelle pa yndyrë. “Hallva është një ndër ushqimet më të vjetra në botë,” thotë Shamir.
Kompania e dytë është “Soom Foods”. themeluar nga tre motrat Shelby, Amy Zitelman dhe Jackie Horvitz, fillimisht nga Maryland, ajo prodhon tahinin të përbërë nga një shumëllojshmëri të farave etiopiane të susamit e quajtur “humera bardhë”. Burri i Horvitz ,një izraelit, ka punuar në prodhimin e tahinit dhe shpërndarjen e susamit për gati një dekadë, duke i dhënë më shumë përparësi prodhimit të tahinit se sa humusit./ATSH