Hartat që tregojnë se ku bëhet seks më i mirë.

Në botë dihet që njerëzit bëjnë seks, pothuajse në çdo moment, pa pasur asnjë lloj sikelti, madje edhe se ku mund të gjenden. Disa grafikë e...

Në botë dihet që njerëzit bëjnë seks, pothuajse në çdo moment, pa pasur asnjë lloj sikelti, madje edhe se ku mund të gjenden. Disa grafikë e harta të dhënash, të mbledhura në bazë të një sondazhi të "Sexual Wellbeing Survey" të kompanisë Durex, shpjegojnë edhe shtet që mbajnë arritjet më të mira për 'kategori' të caktuara në vende të ndryshme....


1.Njerëzit me jetën seksuale më eksituese gjenden në Nigeri dhe Meksikë (harta sipër). Në vendin afrikan, ndryshe nga vendet e tjera, intervistat janë kryer personalisht, jo online. Kjo nuk përjashtohet edhe të ketë ndikuar në rezultat, pasi nuk është e lehtë t'i thuash një të panjohuri se jeta juaj seksuale nuk është maksimumi.
2.Meksikanët ndihen të respektuar gjatë raporti seksual, më shumë se çdo popullatë tjetër në botë. Kjo mund të shpjegojë pse janë mes popujve që kanë një jetë seksuale më të kënaqshme, krahasuar me vende të tjera.
3.Në Japoni njerëzit janë pak të lumtur me jetën e tyre seksuale. Shpjegimi më i mundshëm për këtë është fakti se japonezët janë një popull që punojnë më shumë orë në javë se të gjithë dhe mund mos kenë kohë për të konsumuar seksin ashtu si duhet.


4.Në botë, rreth 48% e njerëzve arrin pothuajse gjithmonë orgazmën (harta sipër). Meshkujt janë ë 61%, kurse femrat mbërrijnë në 33%.
5.Kontinente si Azia dhe Afrika janë zonat e botës, në të cilat virgjëria humbet më vonë. Natyrisht bëhet fjalë për një mesatare të dalë, nga marrja në shqyrtim e disa shteteve.


6.Sëmundjet seksualisht të transmetueshme s'janë një shaka. Sipas hartës këtu sipër, Turqia rezulton vendi ku "vetëm" 55% e njerëzve ka deklaruar se nuk ka hasur ndonjë sëmundje të tillë. E të thuash që turqit janë populli që numëron më shumë partnerë seksuale në botë.


7.Në disa vende si Franca, apo India vërehet një tendencë për të qenë të "shpejtë" në raportet seksuale. Ndryshe nga sa ndodh në Itali, Meksikë, apo Nigeri, ku koha që i dedikojnë seksit është thuajse dyfish në krahasim me vendet e lartpërmendura.
8.Nga harta e përqindjes të kënaqësisë së jetës seksuale, apo edhe në hartat e tjera, dallohet se sondazhi në fjalë nuk ka mundur të vjelë të dhëna për Shqipërinë, ashtu si edhe për disa vende të tjera të mbuluara me vija gri. Vërtet kaq e vështirë është të merren të dhëna “intime” në vendin tonë?

Related

Top Lajm 8522586884627117124

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item