Gjen për 15 minuta në Facebook të ëmën biologjike

Natalie Bader u rrit në një shtëpi të sigurt dhe të qëndrueshme, por në moshën 23-vjeçare ajo dëshiroi të gjente të ëmën biologjike, të cilë...


Natalie Bader u rrit në një shtëpi të sigurt dhe të qëndrueshme, por në moshën 23-vjeçare ajo dëshiroi të gjente të ëmën biologjike, të cilën nuk e kishte takuar kurrë.
Bader pati një birësim të hapur pasi e ëma biologjike, Colette Brasseur, e dha për adoptim kur ishte 24 vjeçe. Brasseur zbuloi se ishte shtatzënë pasi ishte regjistruar në listën e pjesëmarrësve në ushtri. Ajo nuk mund ta përballonte mbajtjen dhe rritjen e Natalisë. Adoptimi i hapur i jepte asaj mundësinë t’i dërgonte të bijës letra të shumta. Por kur agjencia e birësimit u mbyll katër vjet pasi Bader u adoptua, atëherë ato i humbën kontaktet. Në moshën 23-vjeçare, Bader vendosi të kërkonte të ëmën biologjike, duke përdorur informacionet që kishte mbi letrat që ajo i kishte dërguar, në rrjetin socialFacebook. Brenda 15 minutave, Natalie Bader e gjeti profilin e Brasseur dhe e kontaktoi. Nëna ishte shumë e lumtur të kontaktonte me të bijën.

Related

Lajme te rralla 885114565627903749

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item