EUROVIZION – Rusia kërkon organizimin e një festivali rival pas fitores së transvestitit

MOSKË, 13 maj /ATSH-AFP/ – Disa deputetë rusë propozuan që të krijojnë një version të tyrin të Eurovizionit pas fitores së austriakut transv...


MOSKË, 13 maj /ATSH-AFP/ – Disa deputetë rusë propozuan që të krijojnë një version të tyrin të Eurovizionit pas fitores së austriakut transvestit mjekrosh, Conchita Wurst, që ka ngritur një lëvizje proteste në vend.
Deputeti komunist, Valeri Rachkine, i kërkoi Rusisë që të largohet nga konkursi i Eurovizionit për të organizuar një kompeticion paralel, që do të quhet “Zëri i Euroazisë”.
“Ne duhet të largohemi nga ky konkurs, nuk mund të mbështesim më këtë çmenduri”, shtoi deputeti, i cituar nga agjencia “Interfax”.
Kisha ortodokse ruse vlerësoi nga ana e saj se “fitorja e transvestitit në Eurovizion ishte një hap më shumë drejt refuzimit të identitetit kristian të kulturës evropiane”, sipas zëdhënësit të saj Vladimir Legoida.
Me qindra rusë protestuan kundrejt fitores së Conchita Wurst duke publikuar kryesisht në rrjetin social “Instagram” fotot e tyre, ku po rruajnë mjekrën!.

Related

Showbiz 4527361207809495252

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item