Atdhe Nuhiu i hap sërish dyert e kuqezinjve

Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, ende nuk e di se cilin shtet do të përfaqësojë, ndonëse ka tri opsione: Kosovën, Shqipërinë dhe Austrinë. Ai ...


Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu, ende nuk e di se cilin shtet do të përfaqësojë, ndonëse ka tri opsione: Kosovën, Shqipërinë dhe Austrinë. Ai thotë se për Kosovën është herët të vendosë, ndërsa bën të ditur se është në bisedime me krerët e Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Austrisë. 24-vjeçari përparësi më të madhe i jep Austrisë, ku edhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja. “
Që nga grupmosha U-17 kam luajtur për Austrinë, kështu që duhet të shikoj. Kosova është ende në fillimet e saj dhe kur të pranohet në FIFA dhe UEFA është çështje tjetër. Ka kohë ende për Kosovën. Bisedime kam me Shqipërinë dhe Austrinë, por ende nuk ka asgjë konkrete. Nuk kam vendosur asgjë”, – ka thënë Nuhiu.
Në 13 ndeshje të zhvilluara për U-21 e Austrisë ka shënuar shtatë gola. Ai nuk është thirrur asnjëherë në ekipin “A” të Austrisë. Sulmuesi i Shefilld Uednesdei, që garon në “Championship” të Anglisë, është me pushime në Austri, pasi ka përfunduar edicionin në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Ai është i kënaqur me paraqitjet e tij. Nuhiu shënoi tetë gola dhe ka kontribuuar me tre asiste në 38 ndeshje për skuadrën angleze.
“Më ka ecur mjaft mirë me tetë gola dhe tri asistime. Kam arritur ta ndihmoj ekipin me aq sa kam mundur. Normal kam mundur edhe më mirë, por mendoj se si vit i parë në Angli është sukses për mua. Kur ndërron ambient të duhet pak kohë të adaptohesh, por mendoj se e kam gjetur veten shumë shpejt në këtë skuadër. Jam një prej katër lojtarëve në ekipin tim që ka më së shumti paraqitje”, – ka theksuar Nuhiu.
Ai ka thënë se synimi i kësaj skuadre në fillim të edicionit ka qenë sigurimi i një vendi, që i dërgon skuadrat në “play-off”. Por kjo nuk u arrit. Shefilld Uednesdei edicionin e mbylli në vendin e 16-të me 53 pikë. Nuhiu me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.

Related

Sport 3822338508453527533

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item