Astrologjia dhe shëndeti

Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak. Dega e...

Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak.

Dega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi (astomedicinë).
Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak. Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nën gjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës.
Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.
Planetët dhe trupi i njeriut: Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit
Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi – Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja – Venera; binjakët dhe virgjëresha – Merkuri; shigjetari – Jupiteri; bricjapi – Saturni; ujori – Urani; peshqit – Neptuni, gaforrja – Hëna, Luani – Dielli), ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.
Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.
Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
Hëna: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;
Mërkuri: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;
Venera: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;
Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;
Jupiteri: mëlçia, arteriet, gjëndrat;
Saturni: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;
Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;
Plutoni: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.

Related

Astrologjia 3429376745909983721

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item