Arrin në 11 bilanci i viktimave nga përmbytjet, 15 mijë të evakuuar në Serbi

SARAJEVË, 17 maj /ATSH-AFP/  – Shtatë viktima të reja u zbuluan sot nga përmbytjet në Bosnje, duke e çuar në 11 bilancin e viktimave në këtë...


SARAJEVË, 17 maj /ATSH-AFP/  – Shtatë viktima të reja u zbuluan sot nga përmbytjet në Bosnje, duke e çuar në 11 bilancin e viktimave në këtë vend, ndërsa në Serbinë fqinje më shumë se 15 mijë persona janë evakuuar deri ditën e sotme.
“Në Doboj (veri), gjashtë trupa të pajetë u gjetën në zonën ku uji ishte tërhequr”, njoftoi Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, entitet i serbëve të Bosnjës ku ndodhet Doboj.
Një tjetër viktimë u gjet në Samak (veri).
Në Bosnje, ashtu si edhe në Serbi, nuk është përjetuar një situatë e tillë me shira të dendur që prej 120 vitesh.
Me konstatimin e trupave të tjerë bilanci i të vdekurve arrin në 11 nga përmbytjet në Bosnje ku disa qytete dhe dhjetëra fshatra janë mbuluar nga uji që prej së mërkurës.
Dhjetëra mijëra persona janë bllokuar në banesat e tyre, ndërsa disa fshatra janë evakuuar plotësisht pas rrëshqitjes së tokës.


Related

Rajon 8604162976856607239

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item