Analistët: Qeveria, Gruevski mund të ketë marrëveshje edhe me Thaçin
Mbështetja e PDSH-së ndaj VMRO DPMNE-së edhe gjatë zgjedhjes së kreut të parlamentit, dëshmon ekzistimin e një marrëveshjeje të mundshme të ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/analistet-qeveria-gruevski-mund-te-kete.html
Mbështetja e PDSH-së ndaj VMRO DPMNE-së edhe gjatë zgjedhjes së kreut të parlamentit, dëshmon ekzistimin e një marrëveshjeje të mundshme të fshehtë mes Gruevskit dhe liderit të opozitës shqiptare, Menduh Thaçi. Ky është vlerësimi i analistëve Mersel Bilalli dhe Ismet Ramadani. Sipas tyre madje nuk do të befasonte provokimi i radhës i Gruevskit, që mund të rezultojë me përfshirjen edhe të PDSH-së në qeveri.
“Mund ndoshta të kenë ndonjë premtim për të shkuar aneks në qeveri por ajo nuk paraqet kurrfarë rreziku, pasi çdo lëshim i parlamentit nga BDI, nënkupton pra gjysmën e numrit të deputetëve jashtë parlamentit që është një krizë në katror jo krizë, krizë shumë serioze që imponon qeveri të ekspertëve urgjentisht e cila do e zgjidhte emrin”, tha Mersel Bilalli, analist.
“Mund të ndodh edhe një provokim tjetër për BDI, kur Nikolla Gruevski do të vendos edhe PDSH ta bëj pjesë të qeverisë. Këtu vijmë në përfundim se loja nënçmuese ndaj partive shqiptarëve e Nikolla Gruevskit vazhdon dhe fatkeqësisht paritë shqiptare nuk duan ta kuptojnë këtë edhe pse ata e dinë në fakt, por interesi dhe dëshira aq e madhe për tu bërë pjesë e një qeveri të Gruevskit është aq interesante sa edhe e çuditshme..megjithatë koha do ta dëshmojë se kjo shkon në dëm të partive shqiptare dhe të shqiptarëve”, deklaroi Ismet Ramadani, analist.
Sipas analistit Mersel Bilalli, BDI akoma ka kohë për të shqyrtuar pozitën e saj nëse VMRO i ofron garanci serioze për anëtarësimin e vendit në NATO, në të kundërtën kjo marrëveshje do të ishte e dëmshme për shqiptarët.
“Nëse kemi vetëm një marrëveshje deklarative unë mendoj se atëherë do të hapen situata të tjera pas gjashtë muajsh , pra nuk është me rëndësi se atëherë BDI do e lëshojë qeverinë sepse atëherë shqiptarët dhe jo BDI-ja do të jenë humbës kolosal apo vet Gruevski dhe VMRO-ja do të jetë fitues kolosal”, u shpreh Mersel Bilalli, analist.
Analisti Ismet Ramandai nga ana tjetër shprehet i zhgënjyer për etjen e madhe të partive shqiptarë për tu përfshirë në qeverinë e Gruevskit. Sipas tij, apeli i intelektualve drejtuar BDI-së pak ditë më parë kishte për qëllim ndërgjegjësimin e BDI-së që të mos bie pre e lojës anti-shqiptare në Gruevskit.
“E mendonim ne një pozicion megjithatë të mirë të BDI-së sepse LSDM-ja është jashtë parlamentit, dhe nëse në këtë letër do të luanë edhe BDI,se edhe ajo mund të jetë jashtë qeverisë dhe parlamentit, dhe atëherë gjithçka që do ishte skenar i Gruevskit do të binte në ujë, nuk do të kishte as parlament as qeveri, atëherë ndryshe do të luhej kjo lojë por në këtë lojë do të dilte fituese BDI-ja respektivisht shqiptarët”, tha Ismet Ramadani, analist.
Në letrën e intelektualëve shqiptarë pak ditë kërkojë nga BDI-ja, që në asnjë mënyrë të mos shkelë mbi vullnetin e 153.000 votuesve që e mbështetën atë dhe të mos pranojë pozicion inferior në qeveri, dhe, mbi të gjitha, të mos e përbuzë këtë vullnet duke u bërë vegël e ndonjë partie maqedonase, pa marrë parasysh, presionet, shantazhet dhe lojërat e ndryshme politike që mund të luhen me ndonjë parti tjetër, që nuk e ka vullnetin e popullit shqiptar. Semra Jakupi