8 besime të lashta të vërtetuara edhe nga shkenca
Për shekuj me rradhë, thënie të caktuara kanë kaluar nëpër breza dhe janë përfolur nga gjenerata të ndryshme. Disa janë të zbatueshme në ras...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/8-besime-te-lashta-te-vertetuara-edhe.html
Për shekuj me rradhë, thënie të caktuara kanë kaluar nëpër breza dhe janë përfolur nga gjenerata të ndryshme. Disa janë të zbatueshme në raste të caktuara e disa gjejnë zbatim kudo. Në vazhdim, po ju paraqesim disa nga thëniet të cilat edhe shkenca i mbështet.
1. DO JENI TË SHËNDETSHËM DUKE NDIHMUAR TË TJERËT
Edhe filozofët grekë kanë debatuar për meritat e lumturisë hedoniste dhe eudaimonike. Lumturia hedoniste është ajo e cila realizohet nga arritja e kënaqësisë dhe zvogelimi i dhimbjes, ndërsa lumturia eudaimonike është ajo e cila asocohet me gjetjen e një qëllimi në jetë. Një studim i fundit nga Universiteti i Karolinës së Veriut ka vërtetuar se dy llojet e konceptit të lumturisë të bëjnë të ndjeheni mirë, por që lumturia eudaimonike mund të përmirësojë shëndetin fizik si dhe të sigurojë jetëgjatësi. Pjesëmarrësit në studim plotësuan pyetësorët, u intervistuan si dhe dorëzuan mostrat e gjakut. Për pjesëmarrësit të cilët kishin nivel më të lartë të lumturisë hedoniste kishte më pak antitrupa që luftonin virusin, ndërsa kjo e fundit kishte më shumë.
2. AKUPUNKTURA MUND TË RIKTHEJË EKUILIBRIN NË TRUP
Teknika tradicionale e mjekësisë kineze ndikon në disbalans të çhi-së (çhi – energjia qarkulluese që ekziston në çdo qenie të gjalla). Besoni apo nuk besoni në rrjedhjen e energjisë, studimet e fundit kane vërtetuar se akupunktura mund të jetë shumë efektive në shërimin e migrenës, artritit si dhe dhimbjeve tjera kronike.
3. KEMI NEVOJË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË PËR TË PËRPARUAR
Mësimet tradicionale budiste argumentojnë se shoqëria është komponentë kyçe për një jetë të lumtur dhe të përmbushur. Studimi i kryer në Karolinën e Veriut vërtetoi se jeta e shëndetshme sociale ndikon në jetëgjatësi. Gjithashtu, theksohet se këta persona kanë organizëm më të fortë. Influenca e keqe nga mardhëniet sociale ka vdekshmëri më të madhe se sa ajo e obezitetit.
4. TAI CHI – MUND TË NDIHMOJË NË LEHTËSIMIN E SHUMË PROBLEMEVE SHËNDETËSORE
Ky art i lashtë kinez bazohet në besimin se arritja e ekuilibrit në trupin dhe mendjen krijon një ndjenjë paqeje dhe harmonie, të cilat padyshim të zgjasin jetën. Sipas studimeve thuhet se ky lloj arti luftarak ndihmon në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore që lidhen me plakjen. Për më tepër, Tai Chi ndihmon ata që vuajnë nga artriti, dobësimi i kockave si dhe sëmundjet e zemrës.
5. MEDITIMI HEQ STRESIN DHE LEJON PAQEN SHPIRTËRORE
Besohet se meditimi ndihmon në qetësimin e mendjes dhe arritjen në nivel më të lartë të vetëdijes, si dhe përmirëson shëndetin. Kjo është konfirmuar nga një numër i madh i studimeve.
6. DHËMBSHURIA ËSHTË ÇELËSI I NJË JETE TË PËRMBUSHUR
Tradita budiste përfshin edhe meditimin e dhëmbshur apo mëshirues. Ky lloj meditimi rrit ndjeshmërinë me të tjerët dhe lehtëson leximin e shprehjeve të fytyrës tek njerëzit. Sipas një studimi është vërtetuar se këto aftësi sjellin emocione pozitive, krijon mbështetje rreth njerëzve si dhe përmirëson shëndetin.
7. ÇELËSI I QETËSISË QËNDRON NË PRANIMIN E GJËRAVE QË NUK MUND T’I NDRYSHOJMË
Sipas një thënie budiste, njeriu duhet të pranojë gjërat që nuk mund t’i ndryshojë, pasi kjo mënyrë do të shkaktojë më pak vuajtje. Shkencëtarët kanë pohuar se të pranosh realitetin e jetës ndihmon që të jetosh më gjatë. Njerëzit të cilët i adaptohen ambientit dhe i pranojnë gjërat që nuk mund t’i ndryshojnë, kanë gjasa për jetëgjatësi.
8. GJITHÇKA JU DUHET ËSHTË DASHURIA
Shumë thënie të lashta bien dakord me ketë fjalë të urtë – dashuria është ajo që e bën jetën të lumtur dhe të përmbushur. Dhe, për të vërtetuar këtë, studiuesit në Universitetin e Harvardit realizuan studimin që zgjati rreth 75 vite. shkenca i bindet kësaj deklarate: Jetë të lumtur posedojnë ata të cilët kanë afër vetes personat e dashur…!