10 skandalet seksuale më të famshëm që lanë gjurmë në histori

Monica Lewinsky thyen heshtjen: Jam penduar për historinë me Clinton-in Kanë kaluar plot 15 vjet nga skandali seksual i Monica Lewinskyit me...

Monica Lewinsky thyen heshtjen: Jam penduar për historinë me Clinton-in

Kanë kaluar plot 15 vjet nga skandali seksual i Monica Lewinskyit me ish–presidentin e SHBA, Bill Klinton. Monica ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Klinton. Në një letër të gjatë për revistën “Vanity Fair”, Monica Lewinsky ka treguar se heshtja disa vjeçare ka ndodhur për shkak të frikës dhe hedh poshtë akuzat se heshtja e saj ishte blerë nga familja Klinton. Monica sqaron se marrëdhënia me Bill Klinton ishte një histori e vërtetë dashurie, por nuk përjashton faktin se ajo është ndjerë e shfrytëzuar nga Klinton. Lewinsky ka theksuar se ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si rrodhën ngjarjet madje ka menduar disa herë vetëvrasjen gjatë gjithë këtyre viteve. Duke hedhur poshtë zërat se familja Clinton e pagoi për të heshtur mbi episodin e turpshëm ajo shkruan: “Jam e vendosur të kem një fund të ndryshëm të historisë time. Kam vendosur të shpreh hapur mendimet e mia, në mënyrë që t’i jap një qëllim të shkuarës time. Se sa do më kushtojë kjo, do ta marr vesh më vonë”. Lewinsky pranon me dhimbje se historia e saj me Presidentin Clinton ishte e aprovuar nga të dyja palët. Ajo pranon se i hyri me dëshirën e saj marrëdhënies, por insiston se çdo “abuzim” erdhi më vonë, kur u përpoqën ta bënin ‘kurban’, për të mbrojtur pozitën e fuqishme të tij. Ajo shpjegon se skandali politik, e bëri të pamundur të ndërtimin e një karriere. Por pse Monica vendosi të flasë pikërisht në këtë moment? Sipas saj, ka ardhur koha që të “varrosë” njëherë e mirë të kaluarën dhe të rimarrë në dorë frenat e jetës. Por arsyet e Monicës nuk kanë bindur të gjithë, pasi ajo akuzohet se u rishfaq në momentin kur Hillary Klinton pritet të zyrtarizojë kandidaturën për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë Hillary-it i ka dalë një tjetër pengesë në rrugën e saj drejt Shtëpisë së Bardhë. Monica ka ritheksuar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë e interesuar për paratë e Bill Klintonit, as atëherë e as tani, pasi nuk mendon të bëjë gjëra që nuk i ndjen.
Skandalet seksuale
Por cilat janë disa nga skandalet më të njohura seksuale, ku politika dhe seksi kanë qenë në një raport varësie? Nëse ata nuk do të kishin qenë figura shteti, “mëkatet” e tyre do të mbeteshin anonime. Në momentin që bëhet fjalë për njerëz që kanë marrë përsipër një post publik, i cili mbart përgjegjësi politike, edhe flirti më i pafajshëm kthehet në fatalitet duke rrezikuar karrierën. Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadrit normal njerëzor. “Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Twain. Më poshtë po japim 10 skandalet seksuale më të famshme që kanë lënë gjurmë të thella në histori për vetë ndikimin e madh që patën në të.
1. John Profumo dhe Christine Keeler
Skandali “Profumo” është një skandal politik që ka ndodhur në vitin 1963 në Britaninë e Madhe dhe e ka marrë emrin nga Sekretari i Luftës, John Profumo, i cili në atë kohë ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori përmasa të mëdha, pasi Profumo pati një lidhje të shkurtër me vajzën e spektaklit, Christine Keeler dhe më pas gënjeu kur u mor në pyetje. Ai detyrua të jepte dorëheqjen pas këtij skandali, i cili dëmtoi rëndë edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha ishte se në të njëjtën kohë Keeler kishte qenë e përfshirë dhe në një lidhje me Yevgeny Ivanov, një atashe i ambasadës sovjetike në Londër.
2. John Major dhe Edwina Currie
Edwina Currie ka qenë deputete në parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partisë Konservatore. Currie është autore e gjashtë librave, duke përfshirë këtu dhe “Ditarët” (1987-‘92), në të cilin u bë publik marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet një figurë publike e konsideruar e sinqertë dhe shumë kokëfortë. Ajo ka një karrierë të rëndësishme si shkrimtare dhe si figurë mediatike. Zbulimi i marrëdhënies katërvjeçare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte në vitin 1984 dhe mbaronte më 1988 shkaktoi shumë bujë. Marrëdhënia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshtë, ndërsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar të qeverisë nën drejtimin e Margaret Thatcer. Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po bëhej jopraktike dhe e rrezikshme, për shkak të prezencës së vazhdueshme të badigardëve. Në atë kohë u raportua se Major ndihej i turpëruar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rrëfyer bashkëshortes së tij privatisht. Disa javë pasi Currie bëri publike këtë lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar atë si “një nga kryeministrat më të paaftë”.
3. Bill Clinton dhe Monika Lewinsky
Skandali “Lewinsky” në vitin 1998 e vuri ish-presidentin amerikan Bill Clinton në qendër të një beteje ligjore për të kërkuar të vërtetën. Mohimi i lidhjes nën betim nga ana e Clinton e përkeqësoi më shumë problemin duke krijuar kështu përveç turpërimit dhe një problem ligjor, çka shkaktoi vënien e tij para gjyqit. Lajmi i marrëdhënies jashtëmartesore të ish-presidentit u përhap në të gjithë shtypin duke dhënë detaje të marrëdhënieve seksuale me vajzën 22-vjeçare.
4. John F.Kennedy dhe Marilyn Monroe
Kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura me skandale seksuale ku protagonist ishte vetë presidenti. Me një inat që po kthehej në sëmundje patologjike për të, Hoover kishte përgjuar çdo “fole dashurie” të Kennedy-t dhe kishte regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek e famshmja Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.
5. David Mellor dhe Antonia de Sancha
David Mellor, 1992 – deputeti britanik jep dorëheqjen pas zbulimit të marrëdhënies jashtëmartesore me një aktore. David John Mellor është një politikan dhe avokat britanik i partisë konservatore. Në vitin 1992, atëherë ministër i Trashëgimisë në kabinetin e John Major, u përfshi në një skandal me aktoren Antonia de Sancha. Aktorja e shiti historinë me politikanin për 30 mijë sterlina. Bisedat e tyre ishin regjistruar pa dijeninë e tij, por më pas ky akt nuk rezultoi i paligjshëm. Mellor arriti të mbeste në detyrë pas këtij skandali, por tabloidët filluan të merren gjerësisht me të duke publikuar dhe një histori se si ai kishte kaluar pushime falas në gushtin e vitit 2000 si i ftuar i vajzës së një zyrtari të Organizatës Palestineze të Çlirimit. Pas tre javësh Mellor mori njoftimin se ai ishte kthyer në turp të qeverisë John Major, me anë të një telefonate. Mellor dha dorëheqjen më 24 shtator 1992. Më vonë Mellor deklaroi se ai ishte vënë në qendër të kësaj stuhie mediatike me synimin për ta larguar nga detyra, por redaktorët e tabloideve e mohuan menjëherë një gjë të tillë. Bill Hagerty, redaktor i “People” u shpreh në atë kohë: “Kjo është hera e parë që David Mellor ka bërë atë që duhej”.
6. Cecil Parkinson dhe Sara Keays
Cecil Parkinson, 1983 – ministri dhe deputeti britanik dha dorëheqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte lënë sekretaren e tij shtatzënë duke i premtuar se do martohej me të. Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet në vitin 1970. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1979 ai u bë zv/ministër i Tregtisë. Karriera e tij politike do të tronditej rëndë në tetor të vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Keays e bëri publik një fakt të tillë pas një debati në lidhje me pagesën për mbajtjen e fëmijës. Në vitin 1993 Parkinson arriti të fitonte një vendim gjyqësor sipas të cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzës së tij. Ky urdhër do të skadonte në vitin 2001, kur Flora, vajza arriti në moshë madhore. Kur ajo u bë 18 vjeçe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson s’e kishte takuar asnjëherë vajzën e tij.
7. Moshe Katsav dhe ngacmimet seksuale
Moshe Katsav, ish-presidenti izraelit, në dhjetor të vitit 2011, nisi vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj disa vajzave të stafit të tij. Katsav, 66-vjeçar, u dënua për përdhunimin e një ish-punonjëseje femër kur ai ishte ministër dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera kur ai ishte president në vitet 2000-2007. Numri i denoncimeve u shtuan frikshëm kur ish-punonjësja bëri ankesën e parë. Nisma më pas bëri që vajzat e tjera të ngrinin zërin për të thënë ankesën e tyre publikisht. Dënimi i Moshe u vendos të kryhej në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit duke “izoluar” dëshirën e tij për një farë kohe. Ish-presidenti në atë kohë mohoi akuzat e bëra, madje duke protestuar për pafajësi, por trupi gjykues nuk mori parasysh këtë kërkesë. Vetë Moshe, ditën kur u dha vendimi i gjykatës, tha se me këtë akt gjyqësor, Izraeli varrosi një njeri të gjallë duke bërë një padrejtësi të madhe.
8. Silvio Berlusconi dhe Ruby
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Sot ende gjyqet ndaj tij nuk kanë marrë fund.
9. Jeremy Thorpe dhe Norman Scott
Thorpe në vitin 1967, si 38-vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.
10. Eliot Spitzer
Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer u bë i njohur për publikun botëror më 2008-ën, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqje.

Related

Top Lajm 4169054796525018121

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item