10 përfitimet nga banania dhe lëvorja e saj

Bananet janë fruta që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Të pasura me vitaminë, minrale dhe fibra, ky frut i verdhë trop...


Bananet janë fruta që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Të pasura me vitaminë, minrale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijës së ëmbël sjell shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllekut, burim energjie.
Por, a e dini se edhe lëvorja e bananes nuk është për ta hedhur, sepse fshehë anët e saj pozitive? ja disa nga përfitimet e bananës:
  • Aleat kundër akneve
Banania e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendshme e bananës, mund të ndikojë si antidropink, por edhe lufton kundër inflamacioneve. Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër aknëve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me levorën e brendshme të bananës. Të nesërmen në mëngjes pastroni fytyrën me ujë t’vaket.
  • Ilaç kundër fryrjës të shkaktuar nga sindromi paramenstrual
Kaliumi i cili gjendet në banane ndalon mbajtjen e lëngjëve në trup, që është paraqitje për sindromin paramenstrual. Përveç kësaj, banania do t’ju japë energji dhe do t’ju mbajë për kohë më të gjatë, prandaj do të harroni dëshirën që të “mbusheni” me ushqim jo të shëndetshëm.
  • Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave
Mos e hidhni lëvorën e bananës gjatë verës, sepse mund t’ju ndihmojë për të zvogëluar kruarjen irituese të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thjesht, me lëvoren e brendshme të bananës leyni vendin e pickimit. Kështu do ta zvogëloni skuqjen, por edhe nevoja për kryerje do të largohet.
  • Banane dhe ujë, ilaç kundër dehjes
E keni tepruar me alkool? Para se të bëheni gati për gjum, hani të paktën një banane dhe pini 1-2 gota ujë. Dehja është rezultat i dehidrimit, kurse duke kombinuar banane dhe ujë do të arrrini të luftoni kundër saj. Gjatë kohës së dehjës njerzit urinojnë më shumë nga normalja dhe humbin shumë lëngje dhe kalium, kurse banania është e pasur me kalim. Ky frut të rregullon edhe balancin e elektroliteve në trup i cili mund të çrregullohet për shkak të vjelljes dhe urinimit të shpeshtë.
  • Parandalim i nevëritjes gjatë udhëtimit
Udhetimi është njëri nga aktivitetet që urreni më së shumti për shkak të nevëritjes së padurueshme? Para se të niseni në rrugë, hani një banane. Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i enërgjisë, por gjithashtu zvogëlon intesitetin e vjelljës.
  • Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru
Konsumimi i tre bananeve gjatë dites, zvogelon rrezikun nga sulmi në tru me 21%, ka treguar studimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. Fajtori, kryesore për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, e cila nga ana e saj është shkaktari kryesore për sulmin në tru.
  • Karburant para ushtrimeve
Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes? Hani një banane ajo do të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do t’ju japë energji për ta rritur qëndrueshmërinë. Kombinoni bananen me putër nga kikirikat për të marrë një ushqim ideal të pasur me karbohidrate dhe proteina.
  • Sistem digjestiv i shëndoshë
Bananet janë mik i juaj edhe gjatë kapsllekut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjendën në banane ndihmojnë në mirëmbajtjën e shëndetshme të sistemit tretës.
  • Ilaç natyral kundër psorijazës
Një ose dy herë në ditë lyeni pjesën e lëkurës të prekur nga psorijaza me lëvorën e brendshme të bananës. Banana ndihmon në hidratimin e lëkures dhe zvogëlon skuqjen, por edhe kruarjen. Për disa ditë do të keni rezultate të dukshme.
  • Maske për lëkurë të butë pa rrudha
Bananet mund t’ju shërbejnë edhe për zbukurim, sepse e zbusin dhe hidratojnë lëkurën.
Maska 1: Shtypni një banane dhe shtoni një të verdhë të vezës. Masën e fituar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta.
Maska 2: Shtypni një banane dhe shtypni 1/4 e një gote jogurti (ose kos) dhe 2 lugë mjaltë. Vendoseni në fytyre dhe qafe dhe lëreni të veprojë 20 minuta.

Related

Shëndet & estetikë 7359750950951822911

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item