Ujku i Wall Street, ja historia e vërtetë

Nga Eliana Dockterman TIME Drogë, prostituta, helikopterë të rrëzuar – sjellja imorale në “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street) ësh...

Nga Eliana Dockterman
TIME

Drogë, prostituta, helikopterë të rrëzuar – sjellja imorale në “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street) është aq e çuditshme sa audienca mund të largohet nga teatri duke menduar se Martin Scorsese e ka shfrytëzuar në maksimum liçensën krijuese në tregimin e historisë së Jordan Belfort, ndërmjetësi i aksioneve në New York, i cili fitoi qindra miliona në fillim të viteve ’90.
Në filmin e tij Scorsese ndjek të njëjtën linjë të librit autobiografik të Belfort me të njëjtin titull, The Wolf of Wall Street. Ky fakt na tregon se Belfort në librin e tij i glorifikon sjelljet e tij vulgare, aq sa llogaria e tij lë vend për debat. Në fund të fundit Belfort ishte një aktor i zgjuar, por jo i ndershëm. Ai jetoi duke gënjyer. Scorsese, duke e ditur këtë, portretizon Belfort (Leonardo DiCaprio) si një narrator jo të besueshëm në film.
Në moshë të re, Jordan Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera.
Sot Belfort është një këshilltar financiar dhe thotë se nuk do të thoshte kurrë një gënjeshtër dhe që nuk e vret mendjen për zërat se po shmang një detyrim prej 110 milionë dollarësh, duke fshehur fitimet e tij prapa marrëveshjeve për librin dhe filmin mbi jetën e tij.
“Është shumë e çuditshme të akuzohesh për diçka që nuk do ta kisha bërë në miliona vjet. Mendja nuk më punon për gjëra të tilla”, ka thënë 51-vjeçari Belfort.
Në fillim të tetorit të 2013, prokurorët i kërkuan gjykatës federale në Brooklyn që të shpallte Belfort fajtor, me pretendimin se ka paguar vetëm 11.6 milionë dollarë nga 110 milionë që ai zotëron nga shkeljet që ka bërë.
Që atëherë prokurorët kanë tërhequr mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje që mund të sheshonte mosmarrëveshjen. “Në njëfarë mënyre, kjo ndihmon filmin, por jo mua”, ka thënë Belfort në një intervistë telefonike me një media amerikane.
Duke komentuar filmin e Scorsese, “Ujku i Wall Street”, 51-vjeçari ka thënë: “Leo është fantastik, një aktor brilant. Unë kalova qindra orë me të. Edhe Martin është brilant gjithashtu”.

Revista “TIME” vendos faktet në film përballë librit të Belfort dhe një seri artikujsh të Forbes mbi planet djallëzore të Belfort.
1. Bosi i parë i Belfort i tregoi atij se çelësat e suksesit ishin masturbimi, kokaina dhe prostitutat. Fakt i vërtetë
-Ndërkohë, sipas librit, këtë këshillë ia jep herët në karrierën e tij një ndërmjetës i quajtur Mark Hanna (Matthew McConaughey ).
2. Belfort dhe partneri i tij përballen me rrezikun e një stogu. Agjentët e tyre në Stratton Oakmont e shesin stogun në mënyrë agressive për të fryrë çmimin. Më pas ata ja shesin stogun vetes së tyre, për ta kthyer në fitim. Fakt i vërtetë
-Belfort dhe Danny Porush (i quajtur Donnie Azoff në film dhe portretizuar nga Jonah Hill), përdorën skemën e vjetër pump and dump, nëpërmjet së cilës rrisnin artificialisht vlerën e aksioneve, duke mashtruar njerëzit e klasës së mesme për të blerë stoqe të qindarkave të pavlera me komision 50 përqind. Në këtë mënyrë ato do të pasuroheshin shumë shpejt.
3. Revista Forbes e quan Belfort “një Robin Hood i përdredhur”. Fakt i vërtetë
Edhe pse Belfort nuk ishte në kopertinë, Forbes publikoi një profil të tij ku e quan “një version i shëmtuar i Robin Hood, i cili vjedh nga të pasurit dhe ia jep paratë vetes dhe ndërmjetësve të tij”. Edhe pse ky ishte një portret i ashpër, premtimi prej 100 000 dollarësh solli një turmë me punëkërkues në Stratton Oakmont.
4. Stratton Oakmont mori të gjithë publikun e Steve Madden. Fakt i vërtetë
Steve Madden mbajti një fjalim ditën e IPO (dita e nisjes së tregut të aksioneve), gjatë të cilit të gjithë agjentët e Stratton Oakmont iu përgjigjën me përbuzje. Madden, Belfort dhe Porush morën në pronësi pjesën më të madhe të stogut dhe rritën çmimin. Të tre përfunduan në burg për mashtrimin e tyre.

5. Belfort pastronte paratë në bankat zvicerane nëpërmjet familjarëve të tij. Fakt i vërtetë
Nëna e gruas së tij dhe halla e tij ndihmonin për kalimin e parave kontrabandë në Zvicër.
2826. Danny Porush (Donnie Azoff) ishte i martuar me kushërirën e tij. Fakt i vërtetë
-Tashmë ata janë divorcuar.
7. Në skena e ngarjes së makinës në Quaaludes ishte një Mercedes e jo një Lamborghini. Fakt i vërtetë
Ndërkohë detajet e tjera të kësaj skene janë ashtu siç shkruhen në librin autobiografik.
8. Kompania kishte faturuar prostituta në kartën e korporatës… Fakt i vërtetë
….dhe i shkroi ato në taksat e korporatës.
9. Ai rrëzoi një helikopter ne oborrin e një ndërtese të lartë. Fakt i vërtetë
Në një shënim lidhur me këtë, në jetën reale ai të paktën bëri përpjekje të linte pijen.
10. Ai zhyti një jaht në Itali. Fakt i vërtetë
…dhe jahti i përkiste Coco Chanel.
11. Ai e quajti gruan “dukeshë”. Fakt i vërtetë
Edhe pse emri i saj ishte  Nadine, jo Naomi.
12. Ai reduktoi vitet e burgut duke spiunuar shokët e tij. Fakt i vërtetë
Rezulton se Belfort në jetën reale ishte më budalla se budallai seç na tregohet në film. Në film Belfort përpiqet që të shpëtojë partnerin e tij nga inkriminimi. Në realitet Belfort spiunoi partnerin e tij Porush për një dënim më të reduktuar. Belfort kaloi dy vjet në burg dhe kishte shok qelie Tommy Chong. Chong e bindi atë për të shkruar biografinë.
13. Ai mashtronte vetëm të pasurit. Fakt i vërtetë
Disa shkrimtarë e kritikojnë Scorsese për portretizimin mjaft joshës të Belfort pa treguar për viktimat e tij. Edhe pse Belfort pohon në librin e tij dhe në film se ai mori vetëm nga të pasurit, New York Times raporton se shumë pronarë të biznesit të vogël janë ende duke u përpjekur të marrin veten financiarisht nga mashtrimet e Belfort.



Skeda e filmit
Titulli: “The Wolf of Wall Street” (2013)
Regjia: Martin Scorsese
Skenari: Terence Winter, Jordan Belfort
Aktorë: Leonardo DiCaprio, P.J. Byrne, Jon Favreau. Jean Dujardin,
Kohëzgjatja: 165 min
Gjinia: Biografi, Krim, dramë
Sinopsi: Bazuar në një histori të vërtetë të Jordan Belfort,nga shkëlqimi në Wall Street deri tek rënia në kurthin e krimit dhe korrupsionit.

Related

Kinematografi 7668696837442214496

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item